Programi i ditës
Audio Player
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Google inkurajon azhurnimin e dy projekteve bullgare

Foto: tuk-tam.bg

Projekte të shoqatës joqeveritare “Këtu-Atje” dhe fondacionit “Dëgjo” do të përkrahen nga një program i posaçëm i internet gjigantit Google-GIC / Google Impact Challenge/. Ato janë zgjedhur bashkë me akoma 11 organizata të tjera prej 11 shteteve nga Evropa Qendrore dhe Lindore, të cilat do të marrin  përgjithësisht 2 milionë euro për realizimin e ideve të veta. Qëllimi i programit të kompanisë botërore është të ndihmojë ide të cilat e venë digjitalen në themelin e rimëkëmbjes ekonomike.

Qëllimi i ekipit të “Këtu-Atje” është të azhurnojë edhe më tepër aktivitetin e vet të deritanishëm, të lidhur me krijimin e një bashkësie prej bashkatdhetarëve, të cilët jetojnë tek ne dhe jashtë shtetit. Që nga viti 2008 deri tani fondacioni me sukses ka zhvilluar mbi 300 ngjarje dhe ka arritur deri më gjysmë milionë veta.

Ekipi i “Dëgjo” po kështu planifikon të vazhdojë misionin e vet për sigurimin e barazisë së njerëzve të shurdhër. Ata marrin miratimin e Google me projektin e vet për programin e ri master, që përfshin një këmbim ndërkombëtar dhe inovacione digjitale.

Përpiloi: Joan Kolev

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Kanceri i gjirit prek çdo të tetën grua bullgare

Më 7 prill - Dita Botërore të Shëndetit dhe festa profesionale të punonjësve të kujdesit shëndetësor, po e ndalim vëmendjen tuaj te kanceri i gjirit që është sëmundja më e shpeshtë onkologjike te femrat.   Çdo vit zbulohen më shumë se 2 milionë raste..

botuar më 25-04-07 7.05.PD

Java e parë e prillit në Bullgari i është kushtuar pyjeve

Prej një shekulli, pylltarët në Bullgari organizojnë Javën e Pyllit. Një koncert festiv me titull "Një shekull nga përjetësia", më 7 prill, do të shënojë fillimin zyrtar të iniciativave të kushtuara "mushkërive" të Tokës. Mbushen 100 vjet nga..

botuar më 25-04-06 7.30.PD

Në Bullgari mund të vëzhgojmë 70% të të gjitha llojeve të shpendëve në Evropë

1 prilli u shpall Dita Ndërkombëtare e Zogjve në vitin 1906, në bazë të Konventës për Mbrojtjen e Zogjve të Rrallë. Data është një simbol i përgjegjësisë së njerëzimit për të mbrojtur dhe ruajtur kafshët e egra. Sot - 119 vjet pas shpalljes së saj, në..

botuar më 25-04-05 9.50.PD