Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Për të dytën ditë me radhë numri i të sapo infektuarve me Covid-19 po rritet

Foto: EPA/BGNES

94 janë infektuar rishtas me koronavirus në vend gjatë 24 orëve të fundit. Kjo është 0.68% e 13 816 testeve të kryera, sipas Portalit të Unifikuar të Informacionit. Për të dytën ditë me radhë ka një rritje minimale në të dy treguesit. Të sëmurët aktivë të regjistruar janë 7558, që është gjithashtu një rritje prej 16 të infektuarve rishtas. 741 pacientë u shtruan në spital. 93 pacientë janë në njësitë e kujdesit intensiv. Pesë njerëz vdiqën gjatë 24 orëve të fundit me Covid-19 të konfirmuar. Të shëruarit janë më pak se sa të infektuarit - 73. Vaksinat e dhëna të enjten ishin 11 655. Deri tani janë injektuar gjithsej 1 896 574 doza vaksinash. 867 602 persona kanë përfunduar tërë ciklin e imunizimit.



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Në EMITT në Stamboll, Bullgaria paraqet potencialin e saj për turizmin gjatë gjithë vitit

Gjatë gjithë ditës së parë në Ekspozitën e 28-të Ndërkombëtare të Turizmit dhe Pushimeve për Rajonin e Mesdheut Lindor EMITT, fluksi i vizitorëve në stendën bullgare nuk u ndal. Veprimtaria zhvillohet deri më 7 shkurt në Stamboll dhe është ndër pesë..

botuar më 25-02-06 9.37.PD

Parashikimi i motit për 6 shkurtin

Të enjten temperaturat minimale do të jenë nga minus 6 deri në minus 1°, në Sofje – rreth minus 4°. Para mesditës, prishja më e ndjeshme dhe reduktimi i mbulesës së reve që filloi në perëndim do të vazhdojë në rajonet lindore të vendit. Do të fryjë erë..

botuar më 25-02-05 7.40.MD

Bullgaria merr pjesë në ekspozitën më të madhe turistike në Turqi EMITT 25

Ekspozita Ndërkombëtare e Turizmit dhe Udhëtimit në Mesdheun Lindor EMITT 25 u hap në Stamboll dhe do të zgjasë deri më 7 shkurt. Ekspertët e vendosin atë ndër pesë ekspozitat më të mëdha turistike në botë. Në forum marrin pjesë mbi 400 operatorë..

botuar më 25-02-05 6.13.MD