Rritje të rasteve të variantit Delta të koronavrusit parashikoi Kryeinspektori Shëndetësor Doc. Angell Kunçev në një intervistë për Radio Kombëtare Bullgare.
"Aktualisht jemi në situatën më të mirë, por ajo nuk do të mbetet për më shumë se një ose dy javë, këtej e tutje do të kemi rritje. Nga ne varet nëse kjo rritje do të jetë e shpejtë dhe intensive. Nëse vaksinohen më shumë njerëz, diçka të cilën tani për tani nuk e kemi arritur, atëherë rritja do të jetë më e ngadaltë dhe rastet e reja do të jenë më të pakta . Nëse dështojmë, do të përsëritet situata në Spanjë, Greqi dhe Qipro," tha Kryenspektorit Shtetëror doc. Angell Kunçev.
Gjyqtarët u shprehën kundër instalimit të një agjenti të ri antivirus në kompjuterët e tyre. Magjistratët shprehin shqetësim se ai do të shkelë të gjitha rregullat për mbrojtjen e të dhënave personale, si dhe pavarësinë e gjyqësorit. Me një letër..
Lideri i GERB-it, Bojko Borisov, deklaroi në korridoret e parlamentit se Bullgaria do të bëhet anëtare e eurozonës më 1 janar, pavarësisht protestave të organizuara nga përfaqësues të PP-DB. Ai komentoi thirrjet e opozitës për protesta kundër..
Kufijtë nuk mund të ndryshohen me forcë dhe siguria afatgjatë e Ukrainës duhet të garantohet. Këtë e deklaroi kryeministri Rosen Zheljazkov në një videokonferencë të “Koalicionit të të gatshmëve“, të udhëhequr nga presidenti i Francës, Emmanuel..