Një histori e mbyllur në traditë dhe novitete! Kështu mund të përcaktojmë numrin e ri të revistës së vetme për teatër të kukullave në Bullgari “KuklArt” Magazine. Botimi del njëherë në vit dhe për herë të parë në historinë e vet 14 vjeçare është dygjuhëshe - në frëngjisht dhe anglisht, kurse publiku kryesor, ndaj të cilit është drejtuar numri, është ai ndërkombëtar. Revista duhej të prezantonte Bullgarinë në Kongresin Botëror të Asociacionit Ndërkombëtar të Teatrove të Kukullave UNIMA sivjet në Indonezi. Por, për shkak të situatës së vazhdueshme epidemiologjike, forumi u anulua dhe u zhvillua online. Por, revistë gjithsesi ka, mbi të gjitha në një format krejtësisht real prej letre dhe për herë të parë me dy kopertina prej autori.
224 faqe të mbyllura midis origamive të Kapka Kënevës, e cila është autore e botimit anglez, dhe “qëndisjeve” të Kalina Muhovës - autore e kopërtinës franceze, dhe më shumë se 250 fotografi të zgjedhura, krejtësisht të ndryshme për të dyja versionet e revistës. “Ky numër është i orientuar krejtësisht drejt kolegëve tanë nëpër të gjithë botën” - tregon redaktori i përgjithshëm i revistës doktori Mihaill Bajkov përpara BNR-programi “Hristo Botev”.
“Revista ka disa rubrika tradicionale, një prej të cilave është “Historia, teoria, përvoja dhe polemika”. Sivjet vendosëm të ftojmë në rubrikë profesorin Sllavço Malenov, i cili të tregojë tërë historinë e teatrit të kukullave që nga zanafilla e deri në fillimin e viteve 90 të shekullit të kaluar. Donim që të rikujtonim se ne kemi një histori jashtëzakonisht të lashtë në këtë art dhe jemi disa nga krijuesit e Asociacionit Ndërkombëtar UNIMA.
Bashkë me këtë Bullgaria është shteti i tretë në botë, i cili krijon një arsim të lartë për teatrin e kukullave gjatë vitit 1962 dhe jemi një nga vendet e pakta, të cilat kanë një revistë të specializuar në këtë fushë. Pas kësaj ftuam Milena Millanovën për ta pezantuar metodologjinë e njërit prej reformatorëve më të mëdhenj në botën e teatrit të kukullave - Philippe Genty. Milena tregoi për punën e saj me këtë figurë jashtëzakonisht të madhe në teatrin e kukullave. Kemi dhe një artikull për festivalet bullgare.
Vendi ynë është shumë i pasur me festivale të teatrove të kukullave. Pjesa më e madhe prej tyre janë bienale dhe zhvillohen një vit po dhe një vit jo. Materiali është jashtëzakonisht i dobishëm për kolegët tanë jashtë shtetit, sepse përfshin informacion për këtë se kur zhvillohet çdo një festival, si mund të aplikohet për të marrë pjesë në të, a ka një program konkursi dhe juri, si mund të lidhen me organizatorët” - tregon doktori Mihaill Bajkov.
Revista e specializuar e përqendron vëmendjen mbi arsimin e lartë për teatër të kukullave në Bullgari. Pamjen reale për profesionin sot e japin disa nga regjisorët më të talentuar bullgarë dhe skenografë të teatrit të kukullave. Është bërë dhe një farë kartëvizite për përpara botës të të gjitha teatrove bullgare të kukullave, të cilat janë prezantuar me një shënim të shkurtër historik, menaxhimin e tyre aktual, pjesëmarrjet ndërkombëtare dhe çmimet.
Me këtë numër në dy gjuhë “KuklArt” tregon se arti bullgar i kukullave dhe krijuesit e tij janë në një nivel botëror - është më se kategorik doktori Bajkov.
“KuklArt” është një botim i Asociacionit të Teatrove të Kukullave UNIMA dhe është krijuar në bazë të idesë së Kiriakos Argipopulos, drejtor i Teatrit të Kukullave të Kryeqytetit në vazhdim të shumë viteve. Del njëherë në vit që nga viti 2008.
Redaktore: Vesella Krësteva /në bazë të intervistës së Sillvija Çolevës nga BNR-“Hristo Botev”/
Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva
Foto: kuklart.bg
Edicioni i 20-të i Festivalit Botëror të Filmit të Animuar mbahet nga 11 deri më 15 shtator në Qendrën e Kongreseve në qytetin bregdetar bullgar Varna. Janë të përzgjedhur mbi 70 tituj në 7 kategori, ndër të cilët më të priturit, sipas ekipit, janë..
Janë 4 shfaqje emocionuese të kinemasë bullgare në Paris. Nga data 10 deri më 13 shtator në kryeqytetin francez do të mbahet Festivali i Kinemasë Bullgare, ndërsa edicioni i gjashtë i tij është nën moton "Së bashku më të fortë". "Këtë vit duam..
Deri më 15 shtator, Bulevardi “Vitosha” i kryeqytetit dhe parku përballë Pallatit Kombëtar të Kulturës janë shndërruar në një librari të madhe në ambient të hapur. Edicioni i radhës i "Rrugicës së Librit", organizuar nga Shoqata "Libri..
Pas suksesit të festivalit "Ne jemi fëmijët e lumit" në shtator, një fondacion qytetarësh përsëri bëhet partner me rajonin e Plovdivit "Centralen". Këtë..