Deputetja më e e moshuar - Mika Zajkova nga partia "Ka një popull të tillë" (ITN) do të bjerë zilen e parlamentit për të hapur Legjislaturën e 46 të Kuvendit Popullor të Bullgarisë. Vetëm tre muaj më parë, ajo përsëri qëndroi në tribunën parlamentare si kryetare e përkohshme, por jeta e Parlamentit të 45-të zgjati vetëm 25 ditë.
Dita e parë parlamentare do të kalojë në ndërtesën e vjetër dhe madhështore, mbi hyrjen qendrore të së cilës shkruhet motoja "Bashkimi e bën forcën". Deputetët do të betohen dhe duhet të zgjedhin Kryetarin e Kuvendit Popullor dhe zëvendësit e tij. Pritet që edhe tani të propozohet Iva Miteva nga "Ka një popull të tillë". Forca e dytë politike, GERB, ndoshta nuk do të paraqesë kandidaturë të saj, ndërsa partia e tretë – Partia Socialiste Bullgare (BSP,) do të dalë me një vendim në momentin e fundit.
Pritet që në ditën e parë të punës të parashtrohet edhe propozimi për dëgjimin e dy ministrave - Ministri i Brendshëm Bojko Rashkov dhe Ministri i Drejtësisë Janaki Stoillov. Arsyeja është kërkesa për ndërprerjen e hershme të mandatit të Kryeprokurorit Ivan Geshev, njoftoi Nikollaj Haxhigenov nga “Ngrihu! Kriminelët jashtë" /“Ngrihu BG! Ne po vijmë!” - emri i ri i formacionit/.
Por detyra më e rëndësishme e deputetëve është zgjedhja e qeverisë së re.
Sipas procedurës, pas konsultimeve politike, Kreu i Shtetit ia jep mandatin për të formuar qeverinë e re fituesit në zgjedhje. Tani kjo është partia "Ka një popull të tillë". Nëse partia e showmanit Sllavi Trifonov nuk propozon një përbërje për qeverinë e re brenda shtatë ditësh, mandati do të shkojë tek kjo e fundit - koalicioni GERB-SDS. Nëse edhe ata dështojnë, Presidenti ka të drejtën të zgjedhë se cilit grup parlamentar do t'ia japë mandatin e tretë. Ka nevojë për një minimum prej 61 deputetësh dhe një kuorum prej 121 për të zgjedhur një kryeministër dhe më pas një kabinet. Në Legjislaturën e 46-të të Kuvendit Popullor "Ka një popull të tillë" do të ketë 65 deputetë, GERB-SDS - 63, "BSP për Bullgarinë" - 36, "Bullgaria Demokratike" - 34, Lëvizja për të Drejtat dhe Liritë (DPS) - 29 dhe "Ngrihu BG! Ne po vijmë" - 13.
Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva
Partia MEÇ, sipas rezultateve paraprake të zgjedhjeve parlamentare, do të jetë lojtari i ri në parlament. Shkurtesa MEÇ vjen nga fjalët bullgare moral, edinstvo, çest (morali, uniteti, nderi). Partia u themelua në tetor 2023 nga avokati,..
“Fitorja e GERB-SDS është e sigurt. Dhe ne kemi marrë një angazhim për të formuar një qeveri”. Kështu u shpreh në një konferencë kreu i GERB-it, Bojko Borisov. Sipas tij, pas rritjes së aktivitetit të votuesve mund të flitet për përfaqësim në..
Sipas të dhënave nga exit poll-et e të gjitha agjencive sociologjike, GERB-SDS me lider Bojko Borisov është padyshim forca e parë politike. Vitet e fundit partia është përmbajtur nga komentet para shpalljes së rezultateve përfundimtare nga KQZ...