Fshati Beli Osëm (Bullgari Veriore) në rajonin e Trojanit tërheq turistët me natyrën e tij të bukur, zanatet e ruajtura dhe gjellët e shijshme. Mirëpo, shumë pak janë njerëzit, të cilët e dinë se fshati, i zhytur në gjirin e malit Stara Pllanina, është i lidhur me një tragjedi që tronditi botën në fillim të shekullit të 20-të. "Zbuloni botën e re në Tokë!", "Shkoni në Amerikë - djepi i prosperitetit" - këto thirrje, të ngjitura në rajonin e Trojanit, ndryshuan fatet e dhjetëra bashkatdhetarëve tanë. Viti ishte 1912. Në një radhë të gjatë për biletën e shumëpritur për anijen më të madhe në botë - "Titanik", para zyrës së agjencisë së udhëtimeve ndodhej 16-vjeçari Kaljo Nenov.
Rrugëtimi drejt së ardhmes së ndritshme përfundoi vetëm për 2 orë dhe 40 minuta, më 15 prill të vitit të njëjtë, me zhytjen tragjike të anijes. Vdiqën rreth 1500 pasagjerë dhe anëtarë të ekuipazhit. Numri i saktë i bullgarëve në bord nuk është i qartë edhe sot e kësaj dite - sipas të dhënave të “Lloyd” bullgarët e vdekur në Titanik kanë qenë 38. Supozohet se rreth 15 bullgarë kanë mbijetuar, por shumica kanë mbetur në Amerikë.
Por kjo nuk i përket protagonistit të historisë sonë – Kaljo Nenov. Çfarë është fati i tij, si ka mbijetuar pas tragjedisë dhe pse shtëpia e tij sot është shndërruar në një kompleks etnografik me një koleksion unik muzeor, e cila tërheq turistë në malin e Trojanit – këtë do të mësoni nga botimi “Gjurma bullgare në tragjedinë “Titanik” tërheq turistë në malin Stara Planina“ nga koleksioni i Radio Bullgarisë.
Përpiloi: Vesella Krësteva
Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva
Mbushen 105 vjet nga lindja e Akad. Valeri Petrov – poet, shkrimtar, skenarist, dramaturg dhe përkthyes. I lindur më 22 prill 1920 në Sofje me emrin Valeri Nisim Mevorah, ai u diplomua në mjekësi në Universitetin e Sofjes. Për një farë kohe ai..
Shërbesat e së Shtunës së Madhe fillojnë të premten në mbrëmje me Oden për Krishtin. Kisha përkujton varrimin e Krishtit Shpëtimtar dhe zbritjen e Tij në ferr për të shpëtuar të drejtët e kyçur atje që vdiqën para veprës së Tij shëlbuese...
Të Premten e Madhe, Kisha kujton vuajtjet e mëdha të Jezu Krishtit, i cili me dëshirë të vet pranoi të gjykohej, të fshikullohej, të pështyhej, të poshtërohet, të rrihej me shuplaka dhe të shfaqej para popullit me mantelin për fyerje, me një..