Pensionet do të rriten mesatarisht me 12.5% nga 1 tetori, njoftoi Ministri i Çështjeve Sociale dhe Zëvendës Kryeministër Gëllëb Donev. Përveç kësaj, 431 mijë njerëz mbi moshën 65 vjeç me pensione nën kufirin e varfërisë prej 369 leva (rreth 185 euro) do të marrin një shtesë prej 50 levash (rreth 25 euro). Gëllëb Donev sqaroi se megjithë rritjen e pensioneve ndihmat për energjinë për gati 230 mijë pensionistë do të mbeten. Sipas Ministrit, 27-28% e pensionistëve në Bullgari jetojnë në rrezik të varfërisë, ndërsa në Bashkimin Evropian ky nivel është rreth 17-18%.
Krëstjo Peev nga Shoqata Qytetare “Këshilli Publik” në Nesebër raportoi për Radion Kombëtare Bullgare për “njerëz të vdekur të bllokuar në hotele që duhet të evakuohen, për dhjetëra makina, tualete dhe pavione në det” në fshatin turistik..
Në Bullgari veprojnë grupe diversante që ushtrojnë ndikim hibrid dhe janë pjesë e jetës politike të vendit, duke vepruar përmes dezinformimit. Këtë e deklaroi kryeministri Rosen Zheljazkov gjatë një seance të kontrollit parlamentar, duke iu..
Shuma e mjeteve të disbursuara nga të gjitha programet operative të Bashkimit Evropian arrin në 3,3 miliardë leva (1,587 miliardë euro). Janë të lidhur kontrata për 12 miliardë leva (5,770 miliardë euro), që përbën 50% të fondeve totale. Sipas..
Rrushi nga vjelja e sivjetshme është me cilësi të larta, por sasia do të jetë më e vogël në krahasim me vitin e kaluar, deklaroi drejtori i Agjencisë..
Komisioni Evropian do të shpallë pas një muaji shumën që do t’i jepet Bullgarisë nga Plani për Rimëkëmbje dhe Qëndrueshmëri, por pagesa mund të shtyhet..
Të martën moti do të mbetet me re. Reshje të vazhdueshme dhe të konsiderueshme shiu priten në rajonet lindore dhe veriore. Në pjesët jugperëndimore..