Të nisesh nëpër gjurmët e mësuesit tënd - pikërisht këtë po e bën sopranoja Aleksandra Mihajllova me suksesin e saj të fundit në konkursin për këngëtarë të rinj të operës “La Scala” - në Milano. Nxënësja e primas së madhe të operës Rajna Kabaivanska mundi të kalojë përmes të tria raundeve të garës dhe të fitojë një nga dhjetë vendet mes 430 aplikantëve këtë vit, në konkursin e madh ndërkombëtar.
Një juri, me kryetar drejtorin e teatrit të operës Dominik Majer, i ka dhënë shans Aleksandrës të mësojë në Akademinë e “La Scalas” gjatë 2 vjetëve të ardhshme. Vet Rajna Kabaivanska fiton të njëjtin konkurs gjatë vitit 1960 dhe nga opera në Milano fillon të ndërtojë dhe të formojë një karrierë të shkëlqyer ndërkombëtare. 60 vjet më vonë, shansin për të bërë të njëjtën gjë e ka një vajzë 23 vjeçe nga qyteti Shumen.
Takimi i parë i të dyjave është përpara 5 vjetëve, gjatë kohës së një dëgjimi të Aleksandrës për të marrë pjesë në klasën e 16 ndërkombëtare të mjeshtërisë të Kabaivanskës në Universitetin e Ri Bullgar. Këngëtarja e re fiton vend në klasë, merr pjesë në gala koncertin në operën e Sofjes gjatë të njëjtit vit dhe fiton bursë, me të cilën të përfundojë arsimin e vet dhe të mësojë gjuhën italiane. Që nga viti tjetër 2017 Aleksandra mëson gjatë gjithë vitit me Rajna Kabaivanskën në institutin muzikor” Veki-Toneli” në Modena. Që të mund të arrijë deri aty - të jetë një nga shpresat e operës të teatrit të operës “La Scala”.
Përpiloi: Vesella Krësteva
Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva
Fitues të mëdhenj në edicionin e 28-të të Festivalit të Kinemasë Dokumentare dhe të Animuar Bullgare "Ritoni i Artë" janë filmi i animuar “Një sup i bardhë për një burrë të zi" i regjisorit Henri Kulev dhe filmi dokumentar "Dëshira e Gerit" nga Tonisllav..
Në librin “Bullgaria është kënga ime” Ilija Llukov na shfaqet si një patriot i madh që ka bërë shumë për Bullgarinë”. Kështu e karakterizon këngëtarin popullor që këndoi meloditë më të dashura nga rajoni i Maqedonisë, Galin Georgiev, etnograf dhe një..
Plovdivi pret festivalin vjetor për filma bullgarë dokumentarë dhe të vizatuar "Ritoni i Artë", i cili do të zgjasë deri më 19 dhjetor. Përzgjedhja këtë vit është premtuese: mbi 50 filma konkurrojnë në programin e konkursit, ndërsa në edicionin jashtë..