Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Bullgaria bëhet për herë të parë mikpritëse e EXIT

Foto: exitfest.org

Festivali muzikor EXIT në Serbi është një nga ngjarjet më të mëdha dhe më të vizituara muzikore në Evropë. Pas një ndërprerje prej një viti, për shkak të pandemisë botërore nga COVID-19, gjatë muajit korrik festivali u kthye në Serbi me 20 skena dhe 200 000 vizitues nga e gjithë Evropa për katër ditë në  kalanë emblematike Petrovaradin në Novi Sad. Me edicionin e sivjetshëm shënohet dhe 20 vjetori nga fillimi i historisë së tij muzikore. Kurse vetëm pas një jave do të duhet të shkruhet faqja e re e tij - edicioni i parë i EXIT në Bullgari.

Ekipi serb është tanimë në plazhin “Perla” në vendpushimin Primorsko, ku midis 29 dhe 31 korrikut do të zhvillohet maratona treditore muzikore me titull SUNLAND. Këngëtari Rushi Vidinliev, grupet “Ëpsurt”, “Animacionerët”, “Kerana dhe kozmonautët” “Jeremy”, “The top stoppers & “Uikeda” janë një pjesë nga muzikantët bullgarë, të cilët do të dalin në katër skenat e ndërtuara.

Publiku do të ketë mundësinë të shikojë akoma këngëtaren ruse dhe DJ Nina Kravic, dyshen franceze  Ofenbach dhe grupin serb S:A:R:S:, këngëtaren britanike rap Dajana de Brito, e njohur si IAMDDB, Matador-DJ nga Dublin, i njohur me qëndrimin e vet revolucionar ndaj muzikës elektronike, yllin e tekno-skenës  serbe Tijana T dhe dyshen boshnjake After Affair.

Territori i festivalit tek ne do të mbulojë 130 dynymë, kurse organizatorët premtojnë një transport të vazhdueshëm deri tek qytetet e afërta dhe vendpushimet.

Përpiloi: Vesella Krësteva

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

"Qetë"

Roberto Nikollov, i njohur si Robi, është i palodhur – pasi prezantoi albumin e tij "Të dy" këtë pranverë, tani është gati me një koleksion të ri. Një nga këngët e tij të reja “Qetë” trajton një temë të rëndësishme sociale. Edhe këtu është e..

botuar më 24-10-25 12.40.MD

Big Bendi i Radios Kombëtare Bullgare hap sezonin e ri me një koncert atraktiv

Big Bendi i Radios Kombëtare Bullgare (BNR)   me dirigjent Antoni Donçev hap sezonin e ri krijues me një koncert më 24 tetor në Studion e Parë të Radios. Programi përfshin muzikë origjinale nga Dimitër Bodurov - pianist, kompozitor dhe producent..

botuar më 24-10-24 8.10.PD

“Çdo ditë" – një këngë me mesazh të posaçëm

Gjithmonë origjinale, Preja tërheq vëmendjen e adhuruesve të saj me këngën e re "Çdo ditë". Në të këngëtarja drejton një mesazh të veçantë bazuar në një histori shumë personale. Si autore e tekstit, Preja mori frymëzim nga partneri i saj prej shumë..

botuar më 24-10-24 6.40.PD