121 janë rastet e reja të koronavirusit në vend brenda 24 orëve të fundit. Kjo është 0.8% e 15 842 testeve të kryera, sipas Portalit të Unifikuar të Informacionit. Në 5 rrethe të Gabrovo, Kjustendill, Razgrad, Sliven dhe Stara Zagora nuk ka të infektuar rishtazi. Pacientët aktivë të regjistruar janë 7351. 742 pacientë janë të shtruar në spital. 81 pacientë trajtohen në njësitë e kujdesit intensiv. Dy njerëz me Covid-19 të konfirmuar vdiqën në harkun e shënuar kohor. 69 pacientë u raportuan të kuruar. 11 349 vaksina u dhanë të enjten. Numri i përgjithshëm i dozave të vendosura deri tani është 1 952 099. 890 858 persona janë me ciklin e plotë të imunizimit. Shumica e të vaksinuarve janë në Sofje – 270 536 persona.
Kompleksi TEC “Marica Iztok” do të furnizojë 50% të sasisë së energjisë për konsumatorët familjarë në Bullgari. Kjo u bë e ditur gjatë një konference për shtyp në TEC “Marica Iztok 2”, të mbajtur nga ministri i energjetikës, Zheço Stankov, njofton BTA...
Tridhjetë grupe nga e gjithë vendi marrin pjesë në edicionin jubilar të dhjetë të Festivalit Kombëtar Folklorik “Ritmi i Bullgarisë” nëqytetin e Bullgarisë Veri-Qendrore Lloveç. Ato do të performojnë në skenën në lagjen "Varosha", njoftoi BTA..
Aeroporti “Vasill Levski” – Sofja mori çmimin ACI EUROPE "Aeroporti më i Mirë në Evropë". Dallimi është në kategorinë për aeroportet me një trafik prej 5 deri në 10 milionë pasagjerësh, njoftoi operatori SOF Connect. "Njohja është një shkak..
Projektraporti i Parlamentit Evropian mbi progresin e Republikës së Maqedonisë së Veriut në rrugën e saj drejt BE-së u miratua nga Komisioni i Punëve të..
Për shkak të mungesës së reshjeve, niveli i ujit në liqenin e Rezervatit “Srebërna” është vetëm 15 centimetra, gjë që përbën një kërcënim serioz për..
Drejtori i Kopshtit Zoologjik të Sofjes, Dobromir Borisllavov, bëri thirrje për respektimin e ligjeve dhe për një qëndrim të përgjegjshëm ndaj natyrës së..