Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

42 sportistë do të mbrojnë nderin e Bullgarisë në Lojërat Olimpike

Foto: bgolympic.org

Atletë elitarë nga e gjithë bota sot do të valëvitin flamujt kombëtar të atdheut të tyre, që të tregojnë epërsinë e frymës olimpike. Pavarësisht se është e shtyrë me një vit, për shkak të pandemisë nga koronavirusi, “Tokio 2020” do të ketë jetën e vet - në stadium, në sallë, në pishinë përmes bëmave dhe trimërive të kampionëve më të mëdhenj, por dhe në zemrat e milionë spektatorëve televiziv, të cilët shpërndajnë një gëzim të pakufishëm dhe lot përtej tokave, deteve, kontinenteve.  

Në ceremoninë, me të cilën do të hapen Lojërat Olimpike, do të dalin dhe dy bullgarë. Nderin e madh të mbajnë flamurin kombëtar bullgar do ta kenë fituesja e 5 medaljeve olimpike në qitje Maria Grozdeva dhe notari Josif Milladinov.

Për shkak të masave kundra epidemiologjike, olimpikët e tjerë bullgar nuk do të mund të bëjnë një parakalim tradicional të stadiumit, i cili është i privuar nga prania emocionuese e publikut.

Në Tokio, vendi ynë do të prezantohet vetëm prej 42 atletëve në 14 lloje sporti - pjesëmarrja më e pakët në numër pas Luftës së Dytë Botërore. Në ceremoninë zyrtare, presidenti Rumen Radev e përcolli delegacionin olimpik bullgar dhe i dha flamurin kombëtar.

Rumen Radev dhe Stefka Kostadinova

Gjatë 18 muajve të fundit sporti, lëvizja olimpike dhe përgatitja juaj  u qenë nënshtruar sfidave të papara deri tani në të cilat ju treguat se çfarë do të thotë frymë sportive dhe vullnet për fitore - ju drejtua sportistëve udhëheqësi i shtetit. Duke arritur qëllimin me evitimin e vështirësive të pabesueshme, ju u kthyet në një shembull për tu ndjekur jo vetëm për të gjithë sportistët e tjerë por për të gjithë shoqërinë si tërësi. Juve ju bie nderi të mbroni traditat e pasura sportive dhe lavdinë olimpike të Bullgarisë.”

Fjalë të ngrohta ndaj “mundësve me përvojë dhe talenteve të rinj” tha dhe atletja legjendare dhe presidente e Komitetit Olimpik Bullgar Stefka Kostadinova.

Dua që t’ju frymëzojë me kurajë dhe t’ju them se lojërat olimpike janë ajka e çdo një karriere sportive.  Dua tu uroj forcë, vullnet, vetëdije si bullgarë dhe të mund të dëshmoni veten tuaj dhe atë, për të cilën keni ëndërruar kaq shumë. Dhe meqenëse që nga vitit 2008 Bullgaria nuk e ka dëgjuar himnin e saj, u uroj që të gjithë bullgarëve që kjo të ndodhë.”

Një nga shpresat për të kënduar himnin e Bullgarisë "Mila Rodino" (“O atdhe i dashur”) ne e lidhim me gjimnastet tona ritmike – në ansambël dhe sportistet individuale.

Vesella Dimitrova

“Vajzat e dinë se pritjet ndaj tyre janë të mëdha dhe shpresoj se do t’i justifikojnë - thotë trajnerja kryesore e ansamblit Vesella Dimitrova. Ato janë absolutisht gati dhe të shëndetshme dhe meqenëse për herë të parë do të marrin pjesë në lojëra olimpike, emocioni është shumë i madh. I kemi përgatitur për të gjitha, e cila i pret”.

Sportisti në xhudo Ivajllo Ivanov pohon se “është kurdisur shumë”, pas humbjes në olimpiadën në Rio, duke mbetur i shtati.

Ivajllo Ivanov

“Ky një vit shtyrje më erdhi mirë – shton ai. Po shkoj për medalje - kështu jam i formuar. E di se mund të fitojë kundër çdo një mundësi në kategorinë time. Mund të marr atë që dua, po ëndërroj dhe po punoj për të.”

Sportistja në kërcimin trehapësh Gabriella Petrova, e cila tanimë ka një përvojë olimpike, po pret një garë pak të çuditshme.

Gabriella Petrova

“Mbase nuk do të jetë në shkëlqimin e vet të plotë dhe të mbajë të njëjtën frymë - supozon sportistja e atletikës së lehtë. Deri në fund shpresonim që në Tokio të ketë publikë, sepse në sportin tonë një stadium i mbushur plotë e përplot ndikon shumë më pozitivisht mbi prezantimin tonë. Por, nga ana tjetër, kjo do të na mobilizojë, duke e ditur se në Bullgari që të gjithë do të jenë përpara ekraneve”.

Mezi shtatë sportistë do ta prezantojnë vendin tonë në mundje, e cila na ka sjellë përgjithësisht 69 medalje olimpike. Por ky është grupi bullgar më i madh në numër nga një sport i caktuar dhe me të po kështu lidhen shpresat tona për medalje. Nder dhe krenari është se veteranë të kualitetshëm si për shembull Maria Grozdeva, e cila do të marrë pjesë në olimpiadën e vet të shtatë në qitje me pistoletë, Ivet Llallova, e cila do të vrapojë në 200 metra për herë të pastë në një stadium olimpik, medalistët nga kampionatet botërore dhe evropiane Stojka Krësteva, Stanimira Petrova dhe Daniell Asenov, të cilët do të matin forca në ringun e boksit, si dhe kampionët tanë në sportet e tjera, do të dalin  si në një arenë gladiatorësh duke menduar për Bullgarinë.

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva

Foto: bgolympic.org, BGNES


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Foto: Ministria e Rinisë dhe Sportit/BTA

Ruzhdi Ruzhdi solli medaljen e parë të artë për Bullgarinë në Lojërat Paraolimpike në Paris

Paraolimpisti Ruzhdi Ruzhdi fitoi titullin e dytë olimpik në karrierën e tij. Atleti bullgar fitoi një medalje të artë në gjuajtjen e gjyles (kategoria F55) në Lojërat Paraolimpike në Paris. Paraqitja e shkëlqyeshme dhe 12.40 metrat e arritur..

botuar më 24-08-31 10.49.PD
Grigor Dimitrov

Grigor Dimitrov shkon në raundin e tretë të US Open

Tenisti më i mirë bullgar Grigor Dimitrov kalon në raundin e tretë të US Open pasi mundi Rinki Hijikata me rezultat 6-1, 6-1, 7-6 (4). Ndeshja zgjati pak më shumë se dy orë e 10 minuta. Në fazën tjetër të kampionatit në SHBA tenisti 33..

botuar më 24-08-29 10.06.PD

Në Primorsko filloi faza e katërt e turneut ndërkombëtar të çiklizmit

Ka filluar faza e katërt, më e gjata nga pesë etapat e Turneut të 71-të Ndërkombëtar të Çiklizmit në Bullgari. Fillimi u dha në Primorsko. Etapa e parë nga Sofja deri në Trojan ishte 161.5 kilometra e gjatë, ndërsa në fazën e dytë..

botuar më 24-08-28 12.59.MD