Këshilli Kombëtar për Bashkëpunimin Trepalësh diskutoi ndryshimet e ardhshme në buxhetin e shtetit për 2021. Kabineti propozon të rrisë pensionet me 12.5 për qind nga 1 tetori. Rritja nuk do të rrezikojë financat e vendit dhe nuk kërkon një rritje të taksave, komentoi Ministri i Financave Asen Vasilev. Parashikohen 1 miliard euro më shumë të ardhura dhe kosto shtesë prej 900 milion euro. Deficiti do të tkurret nga 3.9 në 3.6 për qind. Ministri kërkoi që rregullimi i pragut të sigurimit për punonjësit të lidhet me rritjen e pagës mesatare.
Pllamen Dimitrov, udhëheqësi i Konfederatës së Sindikatave të Pavarura në Bullgari, mbështeti propozimet. Sindikatat po propozojnë të subvencionohet transporti publik dhe të rrisin kuponat e ushqimit të punëtorëve.
Ministri i Transportit dhe Komunikacioneve, zëvendëskryeministri Grozdan Karaxhov dhe përfaqësuesit e aeroporteve në Sofje, Varna, Burgas, Plovdiv, Gorna Orjahovica, Drejtoria e Trafikut Ajror dhe Drejtoria e Përgjithshme e Administratës së Aviacionit Civil..
Rada e Ukrainës ka miratuar sot blerjen nga Bullgaria të dy reaktorëve për zgjerimin e centralit të Hmelnitskit, raportojnë mediat bullgare. Reaktorët që vendi ynë bleu në 2015 nga Rusia për centralin e parealizuar bërthamor “Belene” iu ofruan Kievit në..
Thellimi i partneritetit strategjik midis SHBA-së dhe Bullgarisë duhet të jetë një prioritet kryesor për qeveritë tona të reja, tha kryeministri Rosen Zheljazkov gjatë një takimi të shkurtër me nënpresidentin amerikan JD Vance. Të dy folën në margjinat e..
Paga mesatare më e lartë në Bullgari është në qytetin e Sofjes - 3388 leva /1732 euro/, dhe më e ulëta është në Smoljan - 1617 leva /826 euro/. Kështu..