Më 23 korrik 2021 Ambasadori bullgar në Shqipëri Momçill Rajçevski u dorëzoi certifikata pjesëmarrësve në Shkollën e parë Verore në Gjuhën Bullgare në Universitetin e Tiranës.
Ambasadori Rajçevski theksoi Programin që po përgatitet nga të dyja vendet për bashkëpunim në fushën e arsimit, shkencës dhe kulturës, falë të cilit do të mund të organizohen rregullisht seminare të tilla.
Nga ana e vet dekanja e Fakultetit të Gjuhëve të Huaja Prof. Esmeralda Kromidha i falënderoi studentët për interesin dhe pjesëmarrjen e tyre aktive në seminar. Prof. Kromidha e ftoi ambasadorin Rajçevski për të mbajtur një ligjëratë para studentëve në Universitetin e Tiranës mbi temën e marrëdhënieve bullgaro-shqiptare në fillim të vitit të ri akademik.
Informacioni është i MPJ-së bullgare.
Në kryeqytetin shqiptar të Tiranës u zhvilluan Ditët e Kulturës Bullgare, njoftoi Ambasada e Republikës së Bullgarisë në Shqipëri. “Të inkurajuar nga Dita e Iluministëve të Popullit që e festuam së fundmi, ne bëmë çmos për t'i njohur miqtë tanë..
Në vitin 2024 mbushen 200 vjet nga shfaqja e së ashtuquajturës "Abetare me mësime të ndryshme" . Ky është titulli origjinal i librit i njohur më mirë si “Abetarja e Peshkut”, autor i së cilës është rilindësi i shquar Dr. Petër Beron. Bëhet..
Shkrimtare, përkthyese, gazetare, përfaqësuese e bullgarëve në Komitetin për Pakicat Kombëtare në Shqipëri, Milena Selimi nuk rresht së promovuari kulturën, letërsinë, vlerat dhe traditat bullgare. Një nga arritjet e saj profesionale më të fundit është..