Më 27 korrik Kisha Ortodokse Bullgare nderon shëruesin Shën Pantelejmonin dhe veprën e Shtatë Shenjtorëve, dishepujt e apostujve Shenjtorët Kiril dhe Metodi - Klementi, Naum, Sava, Gorazd dhe Angelari.
Tradicionalisht, kisha nderon secilin nga shtatë shenjtorët në një ditë të veçantë, por për shkak të Fjetjes së Shën Klementit të Ohrit, dita e 27 korrikut është gjithashtu një festë e përbashkët e mësuesve të parë sllavë. Për shkak të udhëtimeve të Shën Pantelejmonit, të quajtur Udhëtari, 27 korriku konsiderohet si një ditë e mirë për nisjen e udhëtimeve. Këtë ditë festojnë të gjithë që i kanë emrat Dobrin, Pantelej, Dobri, Dobrina.
Gjatë gërmimeve në fortesën "Tuida" pranë Slivenit (Bullgaria Juglindoe), u zbulua një monedhë ari e prerë gjatë kohës së Perandorit Justiniani I, sundimtar i Perandorisë Romake Lindore. Sipas drejtorit të Muzeut Rajonal të Historisë, Prof. Asoc...
Bellosllav është një qytet i vogël, i cili ndodhet në bregun e Liqenit të Varnës. Pikërisht këtu, në portin e thjeshtë të qytetit, është ankoruar e vetmja nëndetëse bullgare e ruajtur – “Sllava”. Ky mjet lundrues prej kohësh nuk e çan më thellësinë e..
Më 2 qershor, ne përulemi para Hristo Botevit – një mbrojtës i zellshëm për lirinë e Bullgarisë, poet dhe publicist. Pikërisht në orën 12:00, një ulërimë sirene dhe një minutë heshtje na kujtojnë bëmën e revolucionarit dhe të gjithë atyre që vdiqën..