Në vitin 2020 Bullgaria ka eksportuar mallra me vlerë 31.8 miliardë dollarë. Kjo është një rënie prej 4.4% krahasuar me 2019-ën, kur para pandemisë eksporti ka qenë 33.4 miliardë dollarë. Vendi ngjitet në pozicionin e 58-të midis të gjithë eksportuesve në të gjithë botën. Për krahasim, në vitin 2019 Bullgaria ka qenë në vend të 60.
Në BE Bullgaria renditet e 21-ta për sa i përket eksportit, ndërsa në vitin 2019 ajo ka qenë në vend të 20-të, njoftoi Dhoma Bullgare e Tregtisë. Pjesa më e madhe e eksportit në vitin 2020 i detyrohet elektronikës - për 3.5 miliard dollarë.
Gjatë 5 viteve të fundit eksporti bullgar është rritur me 20%. Për krahasim, eksporti botëror konstaton një rritje prej 3% për këtë periudhë, dhe në vitin 2020 ka një rënie prej 7 përqind. Rritja e konkurrencës është kryesisht për shkak të kompanive ndërkombëtare në Bullgari dhe më pak për kompanitë vendase, vë në dukje Dhoma Bullgare e Tregtisë.
Inflacioni në vend u ngadalësua ndjeshëm në shtator në 1.2 për qind nga 2.1 për qind në gusht, duke arritur nivelin më të ulët që nga marsi 2021, treguan të dhënat nga Instituti Kombëtar i Statistikave. Krahasuar me muajin gusht, ka një deflacion prej..
Në muajin dhjetor, 1 miliard leva (500 milionë euro) do t'i drejtojmë komunave për investime në kuadër të Planit Strategjik për Zhvillimin e Bujqësisë dhe Zonave Rurale 2023-2027, kështu tha ministri i bujqësisë, Georgi Tahov, para mbledhjes..
Përfundoi pa konsensus mbledhja e sotme e Këshillit Kombëtar për Bashkëpunim Trepalësh, në të cilin u diskutua një projekt-dekret i qeverisë për rritjen e pagës minimale nga 933 leva /477,04 euro/ në 1077 leva /550,66 euro/ nga 1 janari 2025...