Mbi 500 mjekë largohen nga Bullgaria për vit. Rreth Covid krizës dhe presionit mbi sistemin shëndetësor mungesa e punonjësve shëndetësorë arriti pikën e vet kritike. Statistika është më shumë se tronditëse - nëpër spitale mungojnë 470 mjekë dhe 26 000 infermiere. Nëpër fshatra mungesa është edhe më e madhe, ku sigurimi me mjekë është mezi 20%. Pas rreth 10-15 vjetëve deficiti i kuadrove mjekësore do të arrijë pikën e vet kritike, sepse 1/3 e mjekëve janë në moshë mbi 50 vjeç. Sipas të dhënave të Institutit Kombëtar të Statistikës mjekët e përgjithshëm praktikues për të gjithë vendin janë 4015, kurse numri i kandidat-studentëve në degën “Specialist mjekësor mbi kujdeset shëndetësore” është pakësuar më shumë se dy herë.
Nga 635 kandidatë gjatë vitit 2011, vetëm për 10 vjet numri i tyre shkrihet deri më 286 gjatë këtij viti, shënoi në një intervistë për Radion Kombëtare Bullgare rektori i Universitetit Mjekësor në qytetin Pleven profesori Dobromir Dimitrov dhe tregoi si një shkak kryesor për këtë:
“Pagat e ulët, kushtet e këqija të punës, profesionin e rëndë si tërësi. Kandidat-studenti, duke marrë informacionin se cili do të jetë realizimi i tij në treg, ndryshon vendimin e tij dhe nuk dëshiron që të aplikojë për këto specialitete.”
Numri i specialistëve të regjistruar mbi kujdeset shëndetësore aty nga fundi i vitit të kaluar është 45 000, megjithatë mungesa e infermiereve është një tendencë. Sipas profesorit Dimitrov:
“Raporti infermiere-mjek është 0,9 me 1 me minimumin e kërkuar 2 me 1. Duhet të ndërhyjë shteti, që të mund të mbrojë specialitetet “infermiere” dhe “mami” për të rekrutuar më shumë kandidatë, me fjalë të tjera ky profesion të bëhet më i kërkuar nga kandidat-studentët.”
Një nga infermieret e reja, të cilat akoma janë të motivuara t’i përkushtohen shërbimit të të sëmurëve është Mariella Budina. Ajo ka marrë arsimin e vet në kryeqytet dhe tanimë është praktikuese në një nga spitalet e Sofjes.
“Vendosa që të orientohem drejt këtij profesioni, sepse më pëlqen t’u ndihmojë njerëzve dhe të shikoj mirënjohjen në sytë e tyre. Unë kam kaluar dy vjet jashtë shtetit. Isha në Britaninë e Madhe, por vendosa të kthehem në Bullgari. Aty për një vizitë të caktuar, për ndonjë manipulim nevojitet të presësh me muaj të tërë, kurse në Bullgari një gjë të tillë nuk ka.”
Në fillim të këtij muaji Ministria e Shëndetësisë i propozoi Ministrisë së Arsimit profesioni i infermieres të shpallet si i mbrojtur. Sipas përkufizimit të shkruar në Ligjin për Arsimin dhe Aftësimin Profesional, profesioni i mbrojtur është një specialitet unik në përmbajtjen e tij, për të cilin ka nevojë prej kuadrove të përgatitura, por një interes të pamjaftueshëm për trajnim.
Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva
Shfaqja e Bernard Shaw "Armët dhe njeriu" (“Arms and the Man”) me regji të John Malkovich , e cila u prezantua në Teatrin Popullor në ditën e 139-vjetorit të Betejës së Slivnicës , shkaktoi pakënaqësinë e qindra bullgarëve. Ata protestuan para..
Ekspedita e tridhjetë e tretë polare bullgare po shkon drejt Antarktidës për të vazhduar kërkimet e saj shkencore në bashkëpunim me shkencëtarë nga vende të ndryshme. Në bordin e anijes kërkimore “Shën Kirill dhe Metodij” ndodhen për herë të parë..
Ambasada e Francës dhe Instituti Francez i Kulturës mblodhën së bashku shkencëtarët për të prezantuar eksperiencën e tyre mbi sfidat shkencore në Antarktidë dhe luftën kundër ndryshimeve klimatike. Partnerë të aktivitetit ishin Instituti Polar Francez..
Iluminist - njeri që me veprimet, idetë ose krijimtarinë e tij zgjon shpirtin e popullit, ruan dhe përhap vetëdijen, kulturën dhe edukimin kombëtar. Në..
Gjatë javës së Ditës së Ariut , WWF tërheq vëmendjen mbi gjashtë arinj jetimë të cilëve iu dha një shans i dytë për jetë. Nisma është pjesë e fushatës..