Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Disa bullgarë e kthyen katedralen në Amsterdam në një kanavacë në të cilën "pikturuan" historinë e Van Gogh dhe Rembrandt

Foto: vincentmeetsrembrandt.com

“Njeriu duhet të ketë vdekur shumë herë, që të mund të pikturojë në këtë mënyrë. Me shumë të drejtë e quajnë Rembrandt in “magjistari” – këtë e shkruan Vincent Van Gogh me admirim për bashkatdhetarin e tij në një nga letrat drejtuar vëllait të tij Theo. Dy shekuj i ndajnë dy nga artistët dhe piktorë më të mëdhenj holandezë nga një takim i vërtetë, por arti i madh është i përjetshëm dhe nuk i nënshtrohet kohës, vdekjes dhe kronologjisë së zakonshme të historisë. Një bullgar dhe ekipi i tij e dëshmojnë këtë, duke e bërë të mundshëm takimin midis dy krijuesve, në një vend shumë emblematik për ta dhe na zbulojnë historinë e pa treguar të gjeniut.  

Projeksioni unik për nga lloji i vet hartës 3D “Vincent e takon Rembrandtin: Historia e pa treguar” u inaugurua më 1 korrik, në Norderkerk, kisha veriore në Amsterdam. Historia spektakolare audio-vizuale, e krijuar dhe formuar nga Marin Petkovi dhe ekipi i tij, është me një vazhdimësi prej 40 minutave dhe është "vendosur" në një kanavacë 360 gradë, në të cilën është kthyer e gjithë pjesa e brendshme e katedrales. E gjithë kjo do të jetë e mundshme të shihet nga vizitorët gjatë 5 vjetëve të ardhshëm, çdo ditë pa ditën e diel, e cila tradicionalisht u kushtohet shërbesave fetare.


Vetë puna e krijimit të "Vincent te akon Rembrandtin"  ka zgjatur katër muaj e gjysmë:

Ne patëm filluar punë akoma gjatë vitit të kaluar, por për shkak të pandemisë zbatimi i projektit u shty dhe e përfunduam sivjet - tregon Marin. Kishte disa vështirësitë përpara nesh. E para qe që të ndërtojmë një histori interesante. Drejtori ynë Strahill Jordanov e krijoi, duke u bazuar kryesisht mbi letrat midis Vincent van Gogh dhe vëllait të tij Theo, por përdorëm dhe një komunikim tjetër të piktorit me të njohurit e tij. Mbi bazën e letrave, ndërtuam dhe temën dhe meqenëse Vincent shumë shpesh ka krahasuar dhe analizuar punën e Rembrandtit, edhe një figurë tjetër e rëndësishme u shfaq në të gjithë tablonë. Gjëja tjetër shumë e ndërlikuar, për të cilën kishim një vëmendje të madhe, qe sesi të prezantojmë krijimet, animimin dhe stilin e përgjithshëm, kështu që ai të vlerësohet si nga njerëzit e muzeut të Van Gogh, kështu dhe nga adoleshentët, të cilët nuk e njohin krijimtarinë e tij. U përpoqëm të jemi shumë të kujdesshëm në transmetimin e vërtetësisë historike.”


Zgjedhja e një “shtëpie” për spektaklin nuk është e rastit. Kisha Veriore në Norderkerk është ndërtuar gjatë vitit 1623 dhe është një nga vendet të cilat i kanë vizituar Rembrandt dhe Vincent van Gogh, përkatësisht gjatë shekujve 17 dhe 19. Të dy piktorët kanë jetuar në këtë lagje të Amsterdamit në një moment të caktuar nga jeta e vet dhe që të dy kanë qenë shumë besimtarë. “Projekte të ngjashme nëpër kisha dhe katedrale kemi bërë shumë, kryesisht në Belgjikë dhe në Francë”, pohon Marin Petkov. Por, ato asnjëherë nuk kanë qenë me një kohëzgjatje më shumë se 3 muaj dhe asnjëherë nuk kanë pasur “një përmbajtje dhe histori” kaq të plotë në vetvete.

E ndryshmja në projektin tonë është se e gjithë krijimtaria e Vincentit tregohet në kronologji, ndiqet zhvillimi i tij si artist dhe në përputhje me emocionet e tij në letra kemi zgjedhur pamjet e përshtatshme për vizualizim. Pavarësisht se tek ai ekziston një paradoks - kur është në një depresion të rëndë, piktura të cilën ai e pikturon në këtë periudhë  është jashtëzakonisht e ndritshme dhe duket shumë pozitive. Tek Rembrandti ne iu qasëm ndryshe. Kur Van Gogh flet për të dhe për piktura konkrete ne i tregojmë këto piktura. Ka dhe të tilla, të cilat ne i kemi zgjedhur në përshtatje me historinë”.


Bullgari pohon se me kolegët e tij kanë lënë mbresa mjaft të shumta nga vetja e vet në 3D hartimin e projeksionit.

Përdorëm teknika të ndryshme dhe metoda moderne, që të pikturojmë deri në fund në bazë të një mënyre autentike disa nga krijimet, që të mund të plotësojmë sipërfaqen e madhe të katedrales. Po kështu përdorëm teknologji të ndryshme, si intelektin artificial, që të simulojmë furça pikturimi në stilin e tyre. Mendojmë që çdo vit të plotësojmë dhe të rinovojmë vet shoun dhe të ndreqim disa gjëra, të cilat ne vetë duam që të duken edhe më mirë. Dhe po - kemi ide që projekti të mund të tregohet dhe në vende të tjera, por koha do të tregojë nëse do të mundim t’i realizojmë“ - është kategorik bullgari.

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva

Foto: vincentmeetsrembrandt.com


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Kinemaja aventureske nga 39 vende mbërrin në "Bansko Film Fest"

Për vitin e njëzet e tretë, ekipi i “Bansko Film Fest” do të transferojë publikun në disa nga pikat më ekstreme të botës përmes 75 filmave nga 39 vende. “Të gjitha janë premiera, për disa prej tyre shfaqjet në Bansko do të jenë premiera botërore”, tha..

botuar më 24-11-17 7.25.PD
Një kuadr nga filmi

Filmi "Tufa" hap edicionin e 38-të të "Kinomania"

Në sallën 1 të Pallatit Kombëtar të Kulturës (NDK) në Sofje, fillon edicioni i 38-të i “Kinomania”. Festivali i filmit hapet më 13 nëntor me premierën e filmit “Tufa”. Pas sukseseve të tij në mbarë botën dhe datave të premierës plotësisht të shitura në..

botuar më 24-11-13 6.25.PD

Festivali Ndërkombëtar i Kinemasë Etnografike “OKO” fillon me një theks në Ukrainë

Festivali Ndërkombëtar i Kinemasë Etnografike “OKO” do të mbahet në Sofje nga data 8 deri më 15 nëntor. Forumi realizohet me mbështetjen e Qendrës Kombëtare të Filmit, Bashkisë së Kryeqytetit, Ambasadës së Ukrainës dhe Derzhkino të Ukrainës. Këtë vit,..

botuar më 24-11-08 6.20.PD