Akuza të ndërsjella për korrupsion dhe varësi u shkëmbyen midis Bullgarisë Demokratike - DB dhe Lëvizjes për të Drejtat dhe Liritë – DPS, në fillim të mbledhje parlamentare të transmetuar në BNR. Udhëheqësi i DB Hristo Ivanov tha se sheh një problem serioz në faktin që DPS u përfshi në konsultimet për formimin e një qeverie të re dhe se ata nuk do të ishin një gjethe fiku i një qeverie me mbështetjen e DPS. Ivanov theksoi se ata janë gati për të gjitha opsionet, përfshirë edhe të jenë në opozitë. Kreu i DPS Mustafa Karadajë akuzoi DB për tregti me çdo qeveri dhe peng të “grupit të organizuar politik oligarkik-mediatik” të Ivo Prokopiev. Shoqëria e ndarë nuk ka prosperitet, paralajmëroi udhëheqësi i DPS.
Të martën temperaturat minimale do të jenë nga 0 deri në 5°, më të larta përgjatë bregdetit të Detit të Zi – nga 8 deri në 11°, ndërsa në Sofje rreth 2°. Gjatë ditës mbi Bullgarinë Jugperëndimore dhe Lindore do të ketë vranësira të shpërndara..
Si një shtet anëtar i BE-së dhe aleat i NATO-s, Bullgaria është gati të marrë pjesë në gjetjen e zgjidhjeve për paqen dhe sigurinë. Ky qëndrim u shpreh nga Kryeministri Rosen Zheljazkov në takimin e sotëm joformal të krerëve të shteteve dhe qeverive të..
Flukset e refugjatëve dhe migrantëve nuk do të pakësohen dhe Bullgarisë i mungon një politikë e unifikuar kombëtare për këto çështje. Nevojitet një institucion udhëheqës për të koordinuar të gjithë procesin e integrimit. Shpërndarja horizontale e..