Bozhidar Andreev mbaroi në vend të pestë në peshëngritje në kategorinë deri në 73 kg me një dyluftim prej 338 kg. Deri në provën e fundit në shtytje bullgari ishte në pretendues për medaljen e bronztë.
Qitësja Selin Ali zuri vendin e 16 -të pas ditës së parë të selektrimit në disiplinën trap në Lojërat Olimpike të Tokios. Nesër ajo do të marrë pjesë në dy seritë e tjera të kualifikimeve. Gjashtë atletët me rezultatin më të mirë do të vazhdojnë në finale.
Linda Zeqiri, e cila ka rrënja shqiptare, pësoi një humbje të dytë në badminton - këtë herë kundër danezes Mia Blichfeldt dhe përfundoi në vend të fundit në grupin e saj.
Notari Ljubomir Epitropov u eliminua në gjysmëfinalet në notimin brust në 200 metra me rezultatin më të dobët në serinë e tij.
Kallojan Levterov u eliminua në serinë 200 m shpinë përsëri me rezultatin më të dobët dhe nuk arriti të kualifikohej në gjysmëfinale.
Një nga maratonat më sfiduese në Bullgari, ultramaratona Pirin Ultra, zhvillohet në malin Pirin. Gara mbahet mes bukurisë madhështore, shtigjeve shkëmbore dhe majave të Pirinit nga 21 deri më 23 shtator. Sipas aftësive të tyre, pjesëmarrësit..
Duke filluar nga sot, 22 shtator, qyteti ynë detar Burgas pret festivalin e parë evropian të gjimnastikës për personat mbi 50 vjeç /Golden Age Gym Festival 2024/ për vendin tonë. Më shumë se 1400 përfaqësues nga 19 vende nga Evropa dhe Japonia po..
Tenisti më i mirë bullgar, Grigor Dimitrov, mposhti kampionin olimpik nga Lojërat Paris 2024, Novak Gjokoviq, në një ndeshje bamirësie në Sofje të organizuar nga Fondacioni “Grigor Dimitrov”. Ndeshja përfundoi me rezultat 6:4, 2:6, 10:6 për..