Në lidhje me përvjetorin e 85 të transmetimeve të para të Radios Kombëtare Bullgare për jashtë shtetit, pasardhësi i tyre – Radio Bullgaria filloi një kuiz me pyetje nga kultura, historia, turizmi, sporti dhe muzika bullgare. Në edicionin e tretë e pyetën online auditorin e Radio Bullgarisë se cili është vendpushimi i parë bregdetar bullgar. Nga 5 destinacionet e ofruara – Allbena, Djuni, Zllatni Pjasëci, Sllënçev Brjag, Shenjtorët Konstantin dhe Elena, përgjigja e saktë është “Shenjtorët Konstantin dhe Elena”.
Rezultatet e përgjithësuara të dhjetë versioneve gjuhësore të anketës treguan se auditori i Radio Bullgarisë ka të vështirë të përcaktojë se cili është vendpushimi i parë detar bullgar. Ndoshta për popullaritetin e tyre – me më shumë vota janë vendpushimet Sllënçev Brjag, Allbena dhe Zllatni Pjasëci.
Vetëm përdoruesit e faqeve gjermane dhe bullgare të Radio Bullgarisë u përgjigjën saktë. 53 për qind e tyre dhanë përgjigjen e saktë. Anketa tregon gjithashtu se më pak për vendpushimin e parë detar bullgar dinë përdoruesit spanjoll – mezi 6 për qind, të ndjekur nga ata grekë – 12 për qind, turq – 14 për qind dhe shqiptarë – 16 për qind.
Duke falënderuar secilin pjesëmarrës në kuiz, ju ftojmë të na bashkoheni me një përgjigje në pyetjen tonë të re, e cila do të jetë në dispozicion në faqet e internetit të Radio Bullgarisë në kohë të afërt.
Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova
Të nderuar miq, në këtë program më parë mund të dëgjoni lajmet e fundit. Më pas në rubrikën tonë "Kulturë" mund të dëgjoni më shumë për "Rigoletto" - premiera e parë e operës në vitin e përvjetorit të Operas së Stara Zagorës 2025. Në rubrikën..
Të nderuar miq, në këtë program më parë mund të dëgjoni lajmet e fundit. Në rubrikën Kënga e ditës do të dëgjoni këngën më të re nga Kristian Kostov të titulluar “Unë jam ti“. Ju urojmë minuta të këndshme! •01:43 - Lajme •12:34 - Kënga e ditës
Të nderuar miq, në këtë program më parë mund të dëgjoni lajmet e fundit. Më pas në rubrikën tonë "Shoqëri" mund të dëgjoni më shumë për qytetin e Taraklisë, Kryetari i bashkisë i së cilit, pret bashkëpunim më aktiv me autoritetet bullgare. Në..
Të nderuar miq, në këtë program më parë mund të dëgjoni lajmet e fundit. Më pas në rubrikën tonë "Personalitete" do tju njohim me Deanna Haag dhe..
Në këtë program më parë mund të dëgjoni lajmet e ditës. Sot është e Mërkura e Madhe e Javës së Madhe – ditët e vuajtjeve të Krishtit. Në vazhdim..