Përfundoi takimi i parë nga ato të paralajmëruara për sot të "Ka një popull të tillë" (ITN) me "Ngrihu BG! Ne po vijmë!", "Bullgaria Demokratike" dhe "BSP për Bullgarinë", ku, siç njoftoi partia e showmanit Sllavi Trifonov, ajo paraqiti strukturën dhe përbërjen e projekt kabinetit të ri. Pas takimit, kryetarja e grupit parlamentar të "Ngrihu BG! Ne po vijmë" Maja Manollova tha se ata i kanë dëgjuar emrat e kandidatëve, por tani duhet të diskutohen nga grupi i saj.
Kandidati për Kryeministër Pllamen Nikollov nuk pranoi t'u përgjigjet pyetjeve të gazetarëve. Ai vetëm tha se qeveria do të paraqitet së shpejti dhe në mënyrën e duhur, tha reporterja Maria Fileva.
U bë e qartë se projekt kabineti i ITN do të shpallet pas takimeve të sotme me grupet parlamentare nga të cilat pritet përkrahje.
Rritja e pagës minimale (PM) mbështetet nga 54.1% e bullgarëve. Një e treta e të anketuarve mendojnë se PM duhet të jetë e barabartë me pagën e nevojshme për jetesë. Këto tregojnë rezultatet e një sondazhi përfaqësues të agjencisë “Mjara”, i porositur..
Çmimi mesatar i banesave të blera në Sofje në tremujorin e tretë të vitit 2025 arriti në 2,310 euro/m², që është një rritje vjetore prej 25.5%, sipas të dhënave nga Bulgarian Properties. Ndërtimet e reja mbeten më të preferuarat, por mungesa e..
Botimi i katërmbëdhjetë i DiVino.Taste – forumi më i rëndësishëm i përkushtuar verës bullgare dhe mjeshtërve të saj – do të mbahet nga 28 deri më 30 nëntor në Qendrën Inter Expo në Sofje. Në të do të prezantohen mbi 80 prodhues nga të gjitha rajonet e..