Takimet e sotme të "Ka një popull të tillë" (ITN) me "Ngrihu.BG! Ne po vijmë!", "Bullgaria Demokratike" dhe BSP nuk kishin qëllim zhvillimin e një dialogu, por paraqitjen e vendimit të partisë për një kabinet të ri. Kjo u tha nga Toshko Jordanov nga ITN pas prezantimit të projekt kabinetit.
"Ne nuk do të nënshkruajmë marrëveshje koalicioni, ne nuk jemi koalicion. Partitë kanë kërkesa të ndryshme. Nuk ka një marrëveshje të përbashkët për një dokument të përbashkët të cilin të gjithë ta nënshkruajnë," tha ai. Pyetjes nëse ka pasur ndonjë kundërvënie nga partitë e tjera ndaj projektit të kabinetit, kandidati për Kryeministër Pllamen Nikollov iu përgjigj “jo” dhe tha se ka ndier mbështetje gjatë takimeve.
Më 30 prill, në ndërtesën e Kongresit Amerikan u zhvillua një takim midis një delegacioni nga partia "Vëzrazhdane" dhe deputetit republikan Keith Self, i cili është zëvendëskryetar i Komitetit të Punëve të Jashtme në Dhomën e Përfaqësuesve të SHBA-së..
Në Bullgari, legjislacioni është i tillë që nuk mund të mbahet një grevë mbarëkombëtare. Këtë ia shpjegoi Radios Kombëtare Bullgare nënkryetari i sindikatës më të madhe, Konfederatës së Sindikatave të Pavarura në Bullgari Todor Kapitanov. Ai theksoi..
Bullgaria t’i sigurojë ujë Greqisë nga lumi Arda për 5 vjet, ky propozim për Greqinë u miratua nga qeveria bullgare. Në draft-deklaratën e përbashkët mbi përdorimin e ujërave të lumit Arda u shënua se të dyja palët konfirmuan se angazhimi i mëparshëm..