Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Mbi 1.5 mln turistë të huaj në Bullgari gjatë muajit gusht

Foto: BGNES

Evropianët ndihen shumë mirë në Bullgari, sepse nuk ka kaq shumë kufizime - nuk duhet të mbani maskë jashtë, mund të vizitoni restorante dhe kafene pa u vaksinuar. Këtë e tha doc. Rumen Draganov, Drejtor i Institutit për Analiza dhe Vlerësime në Turizëm për TV Bloomberg Bulgaria.

Kjo është arsyeja se pse në Bullgari kemi dy herë më shumë të huaj sesa në vitin 2020. Pritet që turistët e huaj që do të hyjnë në vend gjatë gushtit të jenë 1.5 milion kundrejt 740.000 verën e kaluar. 2 556 000 të huaj kanë kaluar përmes kufirit tonë në vitin 2020, ndërsa këtë vit numri i tyre do të jetë rreth 8 milion.

Sipas Draganovit, plazhet në bregdetin e Detit të Zi janë plot, ndërsa turistët ankohen se nuk ka shezlongje dhe çadra të mjaftueshme.



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Një nga shtëpitë malore më të njohura - "Maljovica" mbushi 90 vjeç!

E vendosur në Rillën Veriperëndimore, në luginën e lumit Maljovica, shtëpia malore "Maljovica" është ndër më të njohurat në mesin e alpinistëve në Bullgari - për pushime, për të ngrënë apo pije freskuese dhe si pikënisje për një sërë majash -..

botuar më 24-09-02 4.08.MD

Primorsko e mbyll sezonin me një rritje prej 30% të turistëve

Qyteti turistik Primorsko në bregdetin tonë jugor po pret Forumin e Detit të Zi 2024, ku kompanitë dhe bashkitë më të suksesshme në rajonin e Detit të Zi do të nderohen në një ceremoni zyrtare më 6 shtator 2024 në qendër të qytetit. Për të nëntin..

botuar më 24-09-01 8.05.PD

Festivali i kosit në Momçillovci

Festivali i kosit - kultura dhe traditat '2024 fillon sot në fshatin Momçillovci , rrethi i Smoljanit, në malin e Rodopeve . Festa, e cila organizohet nga Bashkia e Momçillovcit, një kompani partnere kineze dhe të tjerë, do të zgjasë..

botuar më 24-08-30 6.05.PD