Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Sportistët bullgarë u nisën nga Tokioja me 6 medalje

Vajzat e guximshme janë në zemër të suksesit të jashtëzakonshëm

Vajzat e shkëlqyera bullgare, të cilat luftuan me guxim në betejat e tyre dhe fituan medalje olimpike, i dhanë një mësim të hapur kombit tonë.

Përpara më pak se një muaj vendi ynë dërgoi për në lojërat olimpike në Tokio delegacionin e vet më të pakët në numër nga “ Melburni 1956 ”- mezi prej 42 sportistëve, kurse pritjet më të guximshme shtriheshin deri më disa medalje me një hije jo aq fisnike. Befasinë e madhe të parë e solli Antoaneta Kostadinova, e cila me një sy të përpiktë dhe një dorë të palëkundur fitoi një medalje të argjendtë në disiplinën 10 metra me pistoletë ajrore në turneun e qitjes sportive. Sportistja mbeti në një hap nga medalja e dytë, duke u klasifikuar e katërta në finalen në 25 metra me pistoletë sportive.

Antoaneta Kostadinova

“Gëzohem shumë se sot qe dita në të cilën Zoti tha: “Ok, ka dhe një për ty”, deklaroi Antoaneta Kostadinova pas medaljes së fituar.

Tajbe Jusein fitoi një bronz olimpik dhe u bë sportistja e katërt bullgare me një çmim në një forum të ngjashëm më të lartë në mundje. Në kategorinë deri më 62 kilogramë ajo u imponua  në një mënyrë të pakapërcyeshme në vetëm 56 sekonda me një tush teknik mbi Lyubov  Ovcharova nga Komiteti Olimpik Rus.

Tajbe Jusein

“Jam shumë e lumtur, akoma nuk mund të kuptojë atë që kam arritur. Sa për Parisin, nuk e di - ka akoma kohë”, tha pas fitores Tajbe Jusein.

Në sukses e ndoqi Evelina Nikollova, e cila përsëri në mundje dhe përsëri me tush mbi sportisten ruse mori medalje të dytë të bronztë për vendin tonë në Tokio.

Evelina Nikollova

“Paraprakisht me trajnerin kryesor kishim përgatitur taktikën për mënyrën e lojës dhe çdo gjë na eci si me plan”, tregoi debutuesja në lojërat olimpike në kategorinë deri më 57 kilogramë për epërsinë e saj mbi Valeria Koblova.

Historike, mund të quhet medalja e artë e Ivet Goranovës në karate, jo vetëm sepse sporti i saj për herë të parë  qe i përfshirë në programin e olimpiadës. Ivet u bë dhe sportistja e cila fitoi një çmim 24 karatësh pas triumfit të Rumjana Nejkovas në kanotazh në “Pekin 2008”.

Ivet Goranova

“Privime të shumta, një punë të shumtë, emocione të shumta përjetova. Vazhdimisht  kam munduar të jem në majë dhe të mos t’u kushtoj vëmendje energjive negative”, deklaroi Ivet Goranova pas fitores mbi Angelica Terlyuga nga Ukraina.

Boksierja Stojka Krësteva gjithashtu fitoi një medalje kampionati, e cila ishte e parashikuar deri diku dhe e merituar. Në kategorinë e saj deri më 51 kilogramë ajo mundi me  unanimitet të plotë gjyqësor, turken Buse Chakaroglu.

Stojka Krësteva

“Mendimet e para të cilat më kaluan në kokë, qenë : Ja, gjithsesi Bullgaria e vogël pati sukses!” Shpresoj që kjo të jetë shembull për të gjithë sportistët e rinj të vazhdojnë të punojnë, derisa të realizojnë ëndrrat e veta”, tha sportistja, e cila pati hequr dorë nga sporti, por gjatë vitit 2018 u kthye në ring, që të realizojë ëndrrën e saj olimpike.

Në ditën e fundit të olimpiadës ansambli i gjimnastikës ritmike i vuri një finale të artë pjesëmarrjes bullgare në Tokio. Me një lojë tepër precize por dhe shumë të përzemërt Simona Djankova Stefni Kirjakova, Madlen Radukanova, Laura Traats dhe Erika Zafirova shkelën në shkallën e nderit në kryeqytetin japonez dhe dëgjuan himnin bullgar. Vajzat tona luajtën pa konkurrencë dhe fituan çmimin më të vlefshëm, i cili deri tani na mungonte në këtë sport.

“Na është shumë e vështirë të mendojmë, jo dhe të flasim. Një ëndërr e realizuar!”, qenë disa fjalët , të cilat i shkëputi kapitenia e skuadrës Simona Djankova. Kurse trajnerja e tyre Vesella Dimitrova tha: “Besuam, ëndërruam, donim që të jemi sportistët-medalistë të parë të artë për Bullgarinë në historinë e sportit tonë”.

Bullgaria ikën nga olimpiada me gjashtë medalje - tre nga të cilat me ngjyrën më fisnike, duke qëndruar në vendin e 30 mes të gjitha kombeve nëpër botë. Dhe me një kokë të ngritur lartë nga arritjet e akoma shumë sportistëve të tjerë - Josif Milladonov, i cili është bërë notari i parë bullgar, i cili ka arritur deri në finale, të klasifikuarit të pestë - Borjana Kalejn në gjimnastikën ritmike, Bozhidar Andreev në peshëngritje dhe Georgi Vangellov në mundje, Polina Trifonova e cila e ktheu praninë bullgare në pingpong, veteranët në betejat olimpike Maria Grozdeva - qitje dhe Ivet Llallova - në atletikën e lehtë.

Foto: BGNES, BOK, arkiv


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Canko Cankov

Canko Cankov notoi 108 km pa ndalesë në Danub

Canko Cankov u bë notari i parë që kapërceu një distancë prej mbi 100 km në lumin Danub. Ai e notoi pa ndalur 108 kilometra e 250 metra në lumin Danub për 18 orë, 12 minuta dhe 32 sekonda. Pjesëmarrja e tij ishte sipas rregullave të Shoqatës Botërore..

botuar më 24-09-09 10.16.PD

Startoi e dhjeta “Sofja Ekiden Maratona”.

Mbi 500 pjesëmarrës në "Maratonën e Sofjes Ekiden" u nisën në një garë përgjatë rrugëve dhe kryqëzimeve kryesore në qendër të kryeqytetit midis Stadiumit Kombëtar “Vasill Levski” dhe Pallatit Kombëtar të Kulturës. Vrapimi mbahet për të dhjetën vit..

botuar më 24-09-06 10.54.PD

Grigor Dimitrov u kualifikua për çerekfinalet në Nju Jork

Tenisti më i mirë i Bullgarisë, Grigor Dimitrov, u kualifikua në çerekfinalen e US Open, pasi mundi rusin Andrej Rjublev. Në ndeshje që zgjati tre orë e 40 minuta, Dimitrov fitoi 3:2 sete - 6:3, 7:6 (3), 1:6, 3:6, 6:3 dhe barazoi bilancin e..

botuar më 24-09-02 12.21.MD