Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Protesta të personelit mjekësor kundër pagesës për punë në rrezik nga Covid

Foto: BNR

Personeli mjekësor protestoi para Ministrisë së Shëndetësisë. Mjekët, infermieret dhe shoferët e ambulancave të urgjencës në Sofje dhe qytetet rajonale janë të pakënaqur me rregullat e reja të pagimit. Ndryshimet zvogëlojnë paratë e punonjësve të vijës së parë kundër pandemisë në kushtet e rrezikut dhe gjendjes së shpallur të jashtëzakonshme. Të pakënaqurit kërkuan dorëheqjen e Ministrit të Shëndetësisë. Shumë prej tyre u ankuan se që nga muaji maj nuk e marrin shtesën e parashikuar të cilën e merrnin për arsyen se punojnë në vijën e parë kundër Covid. Mjekët thanë se po u japin autoriteteve shëndetësore një javë për të ndryshuar situatën dhe kërcënuan me veprime efektive greviste.




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Mbi 86% e njerëzve mendojnë se rritja e pagave gjatë vitit 2025 nuk është e mjaftueshme

Rritja e pagës minimale (PM) mbështetet nga 54.1% e bullgarëve. Një e treta e të anketuarve mendojnë se PM duhet të jetë e barabartë me pagën e nevojshme për jetesë. Këto tregojnë rezultatet e një sondazhi përfaqësues të agjencisë “Mjara”, i porositur..

botuar më 25-11-30 6.55.PD

Çmimet e banesave në Sofje janë rritur me 25.5%

Çmimi mesatar i banesave të blera në Sofje në tremujorin e tretë të vitit 2025 arriti në 2,310 euro/m², që është një rritje vjetore prej 25.5%, sipas të dhënave nga Bulgarian Properties. Ndërtimet e reja mbeten më të preferuarat, por mungesa e..

botuar më 25-11-29 1.05.MD

Forumi DiVino.Taste ofron shije të reja dhe interesante nga vreshtat në të gjithë vendin

Botimi i katërmbëdhjetë i DiVino.Taste – forumi më i rëndësishëm i përkushtuar verës bullgare dhe mjeshtërve të saj – do të mbahet nga 28 deri më 30 nëntor në Qendrën Inter Expo në Sofje. Në të do të prezantohen mbi 80 prodhues nga të gjitha rajonet e..

botuar më 25-11-28 5.55.PD