Kandidati për Kryeministër i “Ka një popull të tillë” (ITN) Pllamen Nikollov shpalli se e tërheq kandidaturën e vet, duke shënuar si motive për këtë vendim “shkaqe personale”. Kryetarja e Parlamentit dhe deputete nga partia Iva Miteva deklaroi para BGNES se Nikollov tashmë ka paraqitur deklaratë se e tërheq pëlqimin e vet për t'u bërë Kryeministër i vendit.
Sot lideri i partisë Sllavi Trifonov deklaroi se ITN nuk do të ofrojë projekt-kabinetin e vet për votim në sallën plenare. Nga “Bullgaria Demokratike” dhe “Ngirhu.BG! Ne po vijmë” shpallën se nuk do ta përkrahin projekt-kabinetin, ndërsa Sllavi Trifonov e quajti sjelljen e tyre “tradhti”.
Përfaqësuesit e popullit nga GERB-SDS dorëzuan në Gjykatën Kushtetuese një kërkesë për interpretimin e dispozitave të Ligjit Themelor të vendit, njoftoi BTA. Deputetët kërkojnë qartësi për çështjen nëse me skadimin e mandatit të anëtarëve të..
Sërish nuk ka kandidatë për kryetar të Gjykatës së Lartë Administrative, njoftoi BTA. Plenumi i Këshillit të Lartë Gjyqësor zhvilloi një mbledhje, duke bërë provën e dytë për të zgjedhur kreun e institucionit. Procedura dështoi në përpjekjen e parë..
Moti do të jetë i kthjellët gjatë natës . Era do të pushojë në shumicën e zonave. Pas mesnate përgjatë lumit Danubi, vende-vende në lugina, lumenj dhe përgjatë bregdetit të Detit të Zi do të formohet mjegull dhe do të ketë ulje të dukshmërisë..
GERB-SDS tërhoqi nominimin për kryetar të Kuvendit Popullor. Në provën e tetë zgjedhore janë tre kandidatët për kryetar të Kuvendit Popullor...
Nga zgjedhja e kryetarit të Kuvendit Popullor varen dy procedura shumë të rëndësishme. Para gazetarëve nënkpresidentja Ilijana Jotova vuri në dukje se..
Edhe prova e tetë e sotme e deputetëve për të zgjedhur kryetarin e Kuvendit Popullor rezultoi e pasuksesshme. Në fillim të ditës kishte një fije shprese..