Më 12 gusht parlamenti do të votojë kazusin me tërheqjen e kryeministrit të emëruar nga partia “Ka një popull të tillë” (ITN) Pllamen Nikollov. Kjo u vendos nga këshilli i jashtëzakonshëm i kryetarëve te kryetarja e parlamentit Iva Miteva. Votimi në seancën plenare do të jetë pika e parë në rendin e ditës. Në takim, Prof. Emilia Drumeva - Sekretare Ligjore e Presidentit shprehu mendimin se është parlamenti ai që duhet të vendosë.
Duhet të ketë një akt parlamenti për të shprehur vullnetin e deputetëve në republikën parlamentare. Pas kësaj, sipas procedurës kushtetuese, presidenti do të jetë në gjendje të dorëzojë mandatin e dytë për formimin e një qeverie, tha Desisllava Atanasova nga GERB.
Gjendja e pjesshme e jashtëzakonshme në territorin e komunës së Varnës është në fuqi deri më 6 prill për shkak të derdhjes së mazutit në Detin e Zi, i cili arriti në vijën bregdetare dhe në plazhet e qytetit. Burimi i ndotjes mbetet i panjohur...
Aktualisht në Bullgari ka mungesë të theksuar të shumë barnave. Nikollaj Kostov - Kryetar i Shoqatës së Pronarëve të Farmacive, theksoi se barnatoreve u mungojnë mbi 380 medikamente. Kostov komentoi se aktualisht po hyjnë në përdorim dy sisteme..
Valët e detit kanë nxjerrë në breg mazut, i cili është lëshuar nga një anije në ujërat e Varnës(Bullgaria Verilindore) mëngjesin e 31 marsit. Ndotja ka qenë lokale dhe është grumbulluar me sukses. Duke folur për Televizionin Kombëtar Bullgar..
Dhurimi i organeve miratohet nga 62% e bullgarëve, 18% nuk e miratojnë dhe 20% nuk mund të gjykojnë. Këtë e tregojnë të dhënat e paraqitura në një..
Me rastin e Ditës Botërore të Shëndetësisë - 7 prill, kryeministri Rosen Zheljazkov shprehu vlerësimin dhe respektin e thellë për mjekët dhe..
Shoqata civile "Engjëjt në rrugë" organizoi një protestë para Gjykatës në Sofje kundër aksidenteve rrugore që morën qindra jetë. Procesioni kaloi..