Ne i kërkojmë parlamentit të formojë një komision buxhetor dhe të azhurnojë buxhetin, për këtë bëri thirrje para deputetëve Ministri i Financave Asen Vasilev.
Ai raportoi për zbatimin e buxhetit për 6 muajt e parë të vitit dhe tha se të gjitha mundësitë për ristrukturim janë shteruar dhe shteti do të jetë në gjendje të paguajë për shpenzimet rrjedhëse deri në tetor. Ministri siguroi që shteti ka para dhe për këtë arsye nuk janë bërë borxhe, por nevojitet një sanksion nga parlamenti në mënyrë që ato të shpenzohen.
Të ardhurat për gjysmën e parë të vitit janë 12.6 miliardë euro, që është 1.7 miliardë më shumë se të ardhurat për të njëjtën periudhë në vitin 2020. "Deri në fund të vitit ne presim të mbledhim rreth 1 miliard euro të ardhura, mbi atë që është parashikuar në Ligjin për Buxhetin, tha Vasilev.
Rritja e pagës minimale (PM) mbështetet nga 54.1% e bullgarëve. Një e treta e të anketuarve mendojnë se PM duhet të jetë e barabartë me pagën e nevojshme për jetesë. Këto tregojnë rezultatet e një sondazhi përfaqësues të agjencisë “Mjara”, i porositur..
Çmimi mesatar i banesave të blera në Sofje në tremujorin e tretë të vitit 2025 arriti në 2,310 euro/m², që është një rritje vjetore prej 25.5%, sipas të dhënave nga Bulgarian Properties. Ndërtimet e reja mbeten më të preferuarat, por mungesa e..
Botimi i katërmbëdhjetë i DiVino.Taste – forumi më i rëndësishëm i përkushtuar verës bullgare dhe mjeshtërve të saj – do të mbahet nga 28 deri më 30 nëntor në Qendrën Inter Expo në Sofje. Në të do të prezantohen mbi 80 prodhues nga të gjitha rajonet e..