Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Kremtojmë Fjetjen e Hyjlindëses

Foto: arkiv

Fjetja e Hyjlindëses e cila gjithnjë bie më 15 gusht është një nga festat më të mëdha kishtare kushtuar Nënës së Zotit. Kjo kremte lidhet më të ashtuquajturën fjetjee Shën Hyjlindëses. Para se të ndahet nga jeta dhe të largohet nga bota tokësore, Virgjiresha Mëri 64 vjeçare deshi të shohë edhe një herë të gjithë apostujt, pas së cilës engjëjt morën shpirtin e saj. Ajo u varros në një shpellë pranë Kopshtit të Getsimanit. Ditën e tretë pas vdekjes shpella mbeti boshe sepse Virgjiresha u ringjall. Kisha e shënon këtë ditë që nga shekujt e parë të krishterimit. Në vendin tonë edhe sot e kësaj dite më 15 gusht mijëra besimtarë frekuentojnë kishat dhe manastiret që mbajnë emrin e Nënës së Zotit. Për kremtet kushtuar festës mund të lexoni në botimin e Radio Bullgarisë Kremtojmë Fjetjen e Hyjlindëses Mëri - një nga festat më të respektuara në botën e krishtere.


Fshati Saparevo është një nga vendet të cilat tërheqin besimtarët ditën e 15 gushtit. Kisha e tij “Fjetja e Hyjlindëses” qëndron krenare në një kodër të vogël ndërsa pranë saj ngrenë shtatë një kullë monolite me sahatin dhe kambanoren, ushtima e së cilës dëgjohet tejendanë. Plotë legjenda është historia e kishës. Afresket magjepsëse të cilët mbulojnë muret lanë mbresa të thella në çdo zemër. Më shumë për këtë kishë dhe për mjeshtrit të cilët e pikturuan vizatimet murale mund të lexoni në botimin e Radio Bullgarisë “Kisha e fshatit Saparevo është një kopje e zvogëluar e kishës në Manastirin e Rilës”. 

Përpilues: Elena Karkallanova

Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Në qytetin Haskovo ekspozohet ikona mrekullibërëse "Nëna e Shenjtë - Molla e Artë"

Për herë të dytë këtë vit, në qytetin Haskovo të Bullgarisë Jugore, për të krishterët ortodoksë do të ekspozohet për adhurim ikona “Shën Nëna e Zotit – Molla e Artë”, e cilësuar si mrekullibërëse. Lajmin e njoftoi Mitropolia e Shenjtë e Plovdivit...

botuar më 24-08-13 5.50.PD

Natyra ndryshon më 6 gusht

Në ditën e gjashtë pas fillimit të Kreshmës kushtuar Fjetjes së Hyjlindëses, Kisha Ortodokse Bullgare kremton Shpërfytyrimin e Krishtit , një nga dymbëdhjetë festat e Zotit. Dhe siç e dikton tradita bullgare, festa kishtare shoqërohet me besime..

botuar më 24-08-06 5.10.PD

Respektojmë malin më të lartë bullgar - Rilla

Në datat 3 dhe 4 gusht mbahet Festivali i përvitshëm kushtuar Malit Rilla . Ai daton që nga viti 1925 dhe festohet në ditët e para të gushtit. Çdo vit në këto ditë mijëra dashamirës të malit nga vendi dhe nga jashtë mblidhen në shpatet e bukura..

botuar më 24-08-03 2.25.MD