Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Presidenti Rumen Radev: Duhet të punojmë për një angazhim më të madh nga ana e Frontex

Foto: BGNES

Sot, Presidenti Rumen Radev vizitoi pikëkalimin “Kapitan Andreevo” në kufirin me Turqinë dhe Qendrën e Përbashkët të Kontaktit për Bashkëpunim mes Policisë dhe Doganës, që ndodhet në “Kapitan Andreevo”, ndërtuar sipas një marrëveshjeje midis Bullgarisë, Greqisë dhe Turqisë. Pas kësaj ai u njoh me masat e marra për të ruajtur kufirin dhe për të trajtuar presionin e rritjes migratore.

Ai bëri një turne toke dhe ajrore në kufirin bullgaro-turk. Presioni i migracionit rritet dhe kjo është e shpjegueshme, sepse talebanët rifitojnë kontrollet në Afganistan. Rreziku për ne po rritet. Ne gjithashtu duhet të punojmë me BE-në për një angazhim më serioz të Frontex dhe për zhvillimin e një plani operativ të BE-së për presionin e zgjeruar të migracionit në kufijtë e jashtëm të BE, pra në Bullgari dhe Greqi, dhe natyrisht, me një dialog të përhershëm me Turqinë, tha Radev. Qendra e kontaktit është ndërtuar në kuadrin e një marrëveshje midis Bullgarisë, Greqisë dhe Turqisë.




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Presidenti Rumen Radev bëri thirrje për përmirësimin e infrastrukturës dixhitale

Presidenti Rumen Radev ka zhvilluar një takim me menaxhmentin e United Group, në të cilin janë diskutuar perspektivat për ndërtimin e qendrave të mëdha të të dhënave dhe investimevе në fushën e sigurisë kibernetike. Kreu i shtetit theksoi rëndësinë e..

botuar më 25-01-22 9.37.PD

Bullgaria prezantohet në ekspozitën turistike FITUR 2025 në Madrid

Bullgaria është ndër pjesëmarrësit kryesorë të FITUR 2025 – një nga ekspozitat më të mëdha dhe më të rëndësishme ndërkombëtare të turizmit, e cila zhvillohet në Madrid, Spanjë, nga 22 deri më 26 janar 2025. Veprimtaria mbledhë së bashku përfaqësues..

botuar më 25-01-22 6.10.PD

Parashikimi i motit për 22 janarin

Paraditen e së mërkurës , kur temperaturat do të jenë pak nën zero, do të ketë kushte për akull. Temperatura minimale do të lëvizë nga minus 4 deri në 1°, ndërsa në Sofje do të jetë minus 2°. Para mesditës, vranësirat do të mbeten të konsiderueshme, por do..

botuar më 25-01-21 7.40.MD