Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Presidenti Rumen Radev: Nuk dua të flas për zgjedhje të reja

Presidenti Rumen Radev
Foto: BGNES

Presidenti Rumen Radev tha se ende nuk ka vendosur se cilës force politike t’ia dorëzojë mandatin e tretë. Sipas tij, ende ka mundësi për t’u formuar një qeveri e re në kuadrin e Parlamentit të tanishëm. "Nuk dua të flas për zgjedhje të reja para se të kemi shteruar të gjitha opsionet e mundshme për formimin e një qeverie të rregullt me ​​mbështetje të gjerë parlamentare dhe besimin e qytetarëve bullgarë", tha Presidenti gjatë vizitës së tij në Ellhovo. Ai tha se po planifikon të bëjë konsultime të reja me partitë në Kuvendin Popullor, pas së cilës do të marrë vendim se kujt t’i japë mandatin e tretë. Në një konferencë shtypi më 11 gusht, lideri i GERB Bojko Borisov njoftoi se partia do ta propozojë Daniell Mitov për kryeministër dhe pastaj do ta kthejë mandatin.

Presidenti e lidhi vazhdimin e procedurës së formimit të qeverisë me aktualizimin e buxhetit. Pyetjes së gazetarëve se kur do ta dorëzojë mandatin e dytë ai iu përgjigj duke bërë një pyetje tjetër: "Kur Parlamenti bullgar do ta azhurnojë buxhetin?" Ai vuri në dukje se do të insistojë që Parlamentit ta votojë aktualizimin e tij. "Ne nuk mund t'i lëmë njerëzit në një krizë pandemike të afërt pa mbështetje financiare", tha Radev. Sipas fjalëve të tij, kjo është një nga arsyet kryesore për thirrjen e Këshillit Kombëtar të Sigurisë ditën e hënë.




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Марчел Чолаку и Николае Чука

Ngjarjet me adresë ballkanike

Një mosmarrëveshje parazgjedhore përçau partitë në pushtet të koalicionit të madh në Rumani Dy muaj përpara zgjedhjeve presidenciale dhe parlamentare në Rumani, socialdemokratët në pushtet dhe liberalët hynë në një mosmarrëveshje. Kjo ndodhi për..

botuar më 24-10-12 10.05.PD

Presidenti bëri thirrje për veprime kundër blerjes së votave

Presidenti Rumen Radev u bëri thirrje përfaqësuesve të institucioneve përgjegjëse për zhvillimin e zgjedhjeve për veprime bindëse kundër blerjes së votave. Në takimin me kreun e shtetit morën pjesë ministri i punëve të brendshme Atanas..

botuar më 24-10-09 5.36.MD

Ngjarjet me adresë ballkanike

Kryeministri i Republikës së Maqedonisë së Veriut: Nuk do të devijojmë nga anëtarësimi në BE, por nuk do të pastrojmë këpucë Duke vlerësuar 100 ditët e para të kabinetit të tij, kryeministri maqedonas Hristijan Mickoski raportoi se qeveria ia ka..

botuar më 24-10-05 7.25.PD