Këshilli Konsultativ për Sigurinë Kombëtare tek Presidentit zgjati gati 5 orë, duke u përqendruar te masat financiare për luftimin e koronavirusit dhe masat kundër rritjes së presionit të migrantëve përtej kufirit tonë me Turqinë lidhur me ngjarjet në Afganistan.
Pas përfundimit të tij Maja Manollova nga “Ngrihu.BG! Ne po vijmë!” shprehu shqetësimin e saj për mungesën e marrëveshjes qoftë edhe minimale mes partive politike në lidhje me rreziqet për Bullgarinë - migracioni, kriza sociale dhe shëndetësore.
Desislava Atanasova, kryetarja e grupit parlamentar të GERB, tha se nuk është arritur konsensus. Megjithëse azhurnimi i buxhetit nuk ishte ndër temat e takimit, partia riafirmoi qëndrimin e saj se nuk do ta mbështeste atë dhe i kërkoi presidentit të mos e lidhë dorëzimin e mandateve me të.
Lideri i DPS Mustafa Karadajë u largua nga takimi pa pritur përfundimin e tij, i pakënaqur për shtyrjen e temave të shpallura.
Hristo Ivanov nga "Bullgaria Demokratike" ishte më pozitiv, duke e përshkruar Këshillin si një diskutim jashtëzakonisht informues. "Ne diskutuam të gjithë sistemin e krizave me të cilat ballafaqohet Bullgaria. Vendosëm që Parlamenti të flasë për çështjen e azhurnimit të buxhetit," tha Ivanov.
Liderja e BSP -së Kornelija Ninova njoftoi se Ministria e Brendshme dhe Ministria e Mbrojtjes kanë një plan për të kundërshtuar presionin e emigrantëve, por ende nuk janë bërë llogaritjet për fondet e nevojshme. Ajo nuk pranoi të japë më shumë informacion sepse ishte sekret.
Qytetet e Sofjes, Roterdamit dhe Cascais do të garojnë për titullin "Kryeqyteti Evropian i Demokracisë" në vitin 2026. Zgjedhjet do të zhvillohen deri më 12 mars 2025 nga mbi 4500 juri në 47 vende. Barcelona ishte mbajtëse e titullit në 2023/24, dhe Vjena..
Një takim befasues, unë personalisht mendoj se duhet të zhvillohet me të gjithë liderët brenda BE-së dhe Britanisë së Madhe. Nënpresidentja Ilijana Jotova e komentoi këtë për BTA me rastin e takimit të liderëve evropianë për Ukrainën, të thirrur nga..
Komisioni për Mbrojtjen e Konkurrencës ka kërkuar informacion nga prodhuesit dhe tregtarët e produkteve ushqimore më të shitura për të përcaktuar mënyrën e formimit të çmimeve, kushtet e furnizimeve dhe faktorët që ndikojnë në ndryshimin e çmimeve. Do të..
Një takim befasues, unë personalisht mendoj se duhet të zhvillohet me të gjithë liderët brenda BE-së dhe Britanisë së Madhe. Nënpresidentja Ilijana Jotova e..
Qytetet e Sofjes, Roterdamit dhe Cascais do të garojnë për titullin "Kryeqyteti Evropian i Demokracisë" në vitin 2026. Zgjedhjet do të zhvillohen deri më 12..