Në 24 orët e fundit janë identifikuar 1405 raste të koronavirusit nga 21 906 testet e kryera, sipas të dhënave të Portalit të Unifikuar të Informacionit. 6.4% e mostrave kanë dhënë një rezultat pozitiv - 2% më shumë se dje. Numri më i lartë i të sapo infektuarve është në Sofje - 315, në Burgas - 151 dhe në Plovdiv - 125. Janë 1832 pacientë në spital - 160 prej tyre në njësitë e kujdesit intensiv. Nëntëmbëdhjetë njerëz vdiqën ndërsa 160 u shëruan. Janë 16 983 raste aktive. Dje u dhanë 12 219 vaksina kundër koronavirusit, duke e çuar totalin në më shumë se 2.1 milion. 1 087 102 persona u imunizuan me të dyja dozat.
Pagesa e dytë prej 653 milionë еuro sigurisht që do të refuzohet, edhe pse Bullgaria deri më tani ka përmbushur 85% të angazhimeve të saj për reforma. Kështu deklaroi zëvendëskryeministri dhe ministri i inovacionit dhe zhvillimit Tomisllav Donçev..
Rritja e lidhjes energjetike midis vendeve në rajon do të ulë çmimet e energjisë elektrike, do të rrisë konkurrencën dhe sigurinë e furnizimit. Kështu deklaroi ministri i energjisë Zheço Stankov në Samitin e Energjisë (Energy Summit), të organizuar..
Perspektivat për zhvillimin e potencialit të rëndësishëm të turizmit në Bullgari u diskutuan në takimin e kreut të shtetit Rumen Radev dhe sekretarit të përgjithshëm të Organizatës Botërore të Turizmit të OKB-së, Zurab Pololikashvili. I ftuari..
"Kabineti Zheljazkov duhet të vazhdojë, edhe si një qeveri e pakicës." Kështu e komentoi lideri i GERB-it, Bojko Borisov, vendimin e Gjykatës..
14.7% e punëtorëve në BE morën paga të ulëta në vitin 2022. Sipas përkufizimit, me paga të ulëta janë punëtorët që fitojnë dy të tretat ose më pak të..
Nuk do të ketë rinumërim të votave nga zgjedhjet e fundit parlamentare në tetor 2024. Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) u mblodh sot në mbledhje pasi..