Rrethi i qytetit Veliko Tërnovo hyri në zonën e kuqe përsa i përket sëmundshmërisë së Covid-19, pasi incidenca arriti një nivel prej 203 për 100 000 banorë. 117 pacientë trajtohen në spital. Rastet aktive janë 466. Ka probleme me furnizimin me ilaçe. Një repart i tretë Covid do të hapet në Spitalin Rajonal “Dr. Stefan Çerkezov”. Janë 42 pacientë që trajtohen në spitalin në Veliko Tërnovo, dhe 4 janë në terapi intensive. “Pacientët janë kryesisht njerëz që punojnë jashtë vendit dhe turistë”, tha menaxheri i spitalit Dr. Stefan Filev për BNR. Rajoni renditet i 11-ti në vaksinimet midis 28 rretheve në vend.
Në kuadër të pjesëmarrjes së Bullgarisë në World Travel Market në Londër, Ministria e Turizmit dhe National Geographic shpallën një fushatë të përbashkët reklamuese me qëllim paraqitjen e vendit tonë si një destinacion tërheqës për turizmin e verërave, të..
Për herë të parë në historinë e re të zgjedhjeve bullgare, rezultati përfundimtar i zgjedhjeve lë jashtë Parlamentit një parti me një rezultat prej 3,999% (partia "Veliçie") për shkak të mungesës së 21 votave. Kështu thuhet në një qëndrim të Këshillit..
Komisioni Qednror i Zgjedhjeve (KQZ) i dërgon prokurorit video regjistrimet e numërimit në 7 seksione votimi për shkak të mospërputhjeve me protokollet dhe rezultatet. Prokurorët do të duhet të kontrollojnë nëse ka prova për krijimin e dokumenteve me..
Ditën e premte do të ketë mjegull në lugina dhe fusha. Temperaturat minimale do të jenë ndërmjet minus 5° dhe 0°, në Sofje - rreth minus 3°. Në Detin..
2.5% është përpjekja e nevojshme që vendi ynë duhet të bëjë në shpenzimet e mbrojtjes, tha ministri në detyrë i mbrojtjes Atanas Zaprjanov. Së bashku me..
Instituti për Studime Historike pranë Akademisë Bullgare të Shkencave organizon sot konferencën shkencore me temë "Krahinat Perëndimore Bullgare - histori..