Nuk duhet gjithmonë një makinë kohe për t’u zhytur në botën e kaluar të dikujt. E tillë për shembull është bota e Antip Obushtarov – fotografit, nga pllakat e qelqit të të cilit sot dalin imazhe, ngjarje, peizazhe nga një shekulli më parë.
Pllakat e qelqit të Antip Obushtarov – një kronikë në pamje për jetën në fshatin Shipka të malit Stara Pllanina në periudhën e viteve 1906 – 1931, qëndruan 75 vjet nën shkallën e shtëpisë së tij të lindjes, para se të afërmit e tij në mesin e viteve 90-të të shekullit të kaluar t’i dorëzonin për ruajtje në shtëpinë Çirpanlievi – një nga pak ndërtesat e ruajtura nga koha e Rilindjes në fshatin Shipka, ku ruhet një koleksion i vlefshëm etnografik. Në fillim të këtij viti më në fund u gjet një bamirës i cili të rishikojë këtë trashëgimi dhe t’i dhënë atij një jetë të re të denjë.
“Në praktikë Antip ishte fotografi i fshatit – tregon fotografi Aleksandër Ivanov, i cili mori detyrën përgjegjëse për të paraqitur krijimtarinë në mënyrën më të mirë dhe më të ndershme për autorin.
Në atë kohë fshati Shipka numëronte nja 2200 banorë të zgjuar me shumë fëmijë dhe të rinj. Qindra njerëz nga fshati morën pjesë në dy luftërat (Luftën e Dytë Ballkanike dhe Luftën e Parë Botërore) dhe dhanë shumë viktima. Antip filmonte gjithçka që ndodhej në fshat, por ndryshe nga shumica e fotografëve modernë nuk kishte atelie të vet me dritare me ndriçim të sipërm, tavolinë dhe pajisje fotografike për të fotografuar ata që hynin në studio. Në vend të kësaj ai shkonte në oborret e njerëzve, në pijetoret, në fushat, në punishtet e nxjerrjes së vajit të trëndafilit. Ai fotografonte edhe grupe që frekuentonin fshatin Shipka – si për manastirin, ashtu edhe për seminarin ku kishte një strehë për fëmijë të braktisur dhe një infermieri me një ekip spitalor rus. Njerëzit në fshat e pranuan si një prej tyre, i besuan, kishin respekt ndaj tij sepse ishte i vetmi.”
Fotografi, botime në gazetën “Iskra” të Kazanllëkut, kujtime familjare të transmetuara brez pas brezi – dalë ngadalë jeta e Antip Obushtarovit zbulohet para syve të shpëtimtarit të tij shpirtëror. Dhe rezulton të jetë një skenar i filmit të mahnitshëm.
Antip II lindi në vitin 1888 duke marrë emrin e vëllait të tij të vogël që jetoi vetëm dy ditë në këtë botë. Që nga vogëlia ai shfaqte prirje artistike në muzikë, zdrukthëtari, tërhiqej edhe nga shpikjet. Me fotografi nisi të merret në fillim të shekullit të ri madje specializoi 9 muaj në Vjenë. Në Luftën e Dytë Ballkanike dhe në Luftën e Parë Botërore ai u bë fotograf regjimenti – për këtë dëshmojnë kartolinat të cilat ai u jepte ushtarëve për t’u shkruar të afërmve të tyre nga fronti. Në momentin më tragjik të jetës së tij ai fotografoi kufomat pa jetë të nënës, motrës dhe dhëndrit të vrarë gjatë një spastrimi pas aktit më të madh terrorist në historinë tonë – atentatit në Kishën “Shën e Diela” në kryeqytet muajin prill 1925. Por kudo që ai të bënte fotografitë e tij, nga imazhet e vulosura gjithnjë shikonin fytyrat e zgjuara të bullgarëve të atëhershëm. Një nga kuadrot më emocionues përjetëson fëmijët këmbëzbathur të shkollës.
“Periudha historike ishte shumë interesante, sepse varfëria dhe pasuria, lufta dhe paqe, madhështia dhe rënia ecnin krah për krah – vazhdon tregimin e tij fotografi. – Ata fëmijë këmbëzbathur më vonë u bënë njerëzit të cilët e çuan popullin pas katastrofës së vitit 1939 - deri atëherë standardi i Bullgarisë ishte i krahasueshëm me atë të çdo shteti evropian. Në atë kohë, njerëzit kishin një frymë, kishin ideale që ndiqnin dhe arrinin. Dhe ajo që ngjall admirim janë fytyrat e tyre të frymëzuara. Këta ishin njerëz shumë të pastër - ata u rritën pranë natyrës dhe komunikuan me njëri-tjetrin në një mënyrë të ndryshme sesa sot. Ata ndihmuan njëri-tjetrin, ishin miq dhe fjala “shok” atëherë kishte akoma kuptim.”
Së bashku me aftësitë e fotografit, me largimin nga momenti historik në skenë vjen koha në rolin e krijuesit. Ajo vepron përmes lagështirës dhe dritës, duke ndryshuar në mënyrë selektive realitetin e ngrirë në kuadrot, duke i dhënë një shije joreale.
“Sikur shkatërrimi udhëhiqej nga dikush - çuditet Aleksandër Ivanov. - Për shembull, nëna dhe fëmija - pothuajse asgjë nuk ka mbetur nga imazhi i nënës, dhe ai i fëmijës mbetet i paprekur. Ose një fotografi me shumë njerëz në të cilën të gjithë në grup janë të fshirë dhe vetëm dy persona në qendër dallohen të paprekur nga koha.”
Para pak kohe bota e mrekullueshme e Antipovit u ringjall në një ekspozitë retrospektive “100 vjet më parë” në Muzeun e Fotografisë dhe Arteve Moderne Vizuale në Kazanllëk. Me rastin e përvjetorit të 160-të nga themelimi vatra e kulturës “Svetlina” në qytetin Shipka shpresongjithashtu të prezantojë fotografitë. Është duke u përgatitur dhe një album.
Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova
Foto: Aleksandër Ivanov dhe @svetlina1861
Një statujë unike nga periudha romake e qytetit Odesos, e datuar paraprakisht në fund të shekullit II dhe gjysmën e parë të shekullit III, u gjet gjatë gërmimeve në zonën e stacionit hekurudhor në Varna, njoftuan arkeologët nga Muzeu Historik..
Një kompleks prej një duzinë shtëpish të vogla, të vendosura në pjesën jugore të qytetit shkëmbor Perperikon, u zbulua nga arkeologët nën drejtimin e Prof. Nikollaj Ovçarov. Sipas tij, bëhet fjalë për një lagje të tërë që daton nga shekulli XIII-XIV,..
Si dukej bota e kafshëve në zonën e qytetit të sotëm të Trënit (Bullgaria Perëndimore) më shumë se 80 milionë vjet më parë - kësaj pyetjeje po përpiqen t'i përgjigjen paleontologët nga Muzeu Kombëtar i Shkencave Natyrore në Akademinë Bullgare të..
Kisha jonë Ortodokse kremton sot Mbledhjen e Shën. Kryeengjëllit Mihail, udhëheqës i ushtrisë qiellore dhe hierarkive engjëllore të patrup, që mundi forcat e..
Arkeologët zbuluan një shishe qelqi shumë të rrallë dhe të vlefshme në një varr të shekullit të II-të në nekropolin jugor të kolonisë romake Deultum..