Gjashtë vjeçari Velisllav Zahariev nga Berkovica para disa ditësh u bë nënkampion evropian në Kampionatin e BE të Shahut për Fëmijë.
Edicioni i 18 i turneut u zhvillua në qytetin Mjurek të Austrisë. Pjesëmarrësit ishin të ndarë në katër grupe sipas moshës – deri në 8, 10, 12 dhe 14 vjeç. Velisllav hyri në grupmoshën e më të rinjve dhe shumica e rivalëve të tij ishin më të mëdhenj. Kjo sfidë nuk ishte pengesë për shahistin e vogël, i cili humbi vetëm një lojë nga gjithsej nëntë të luajtura në kampionat. Sipas përfaqësuesve të Klubit të Shahut “Elit”, shahist i të cilit është Velisllav, arritja e tij është e pakrahasueshme në historinë e kampionateve për djem.
Shpresa jonë e re filloi të luante shah me babanë e tij kur ishte vetëm dy vjeç, duke njohur fillimisht figurat në tabelë. Një vit më vonë ai filloi të punonte me një trajner profesionist. Deri më tani, Velisllav ka fituar 10 kupa dhe 27 medalje në vend dhe jashtë vendit, ishte kampion dy herë i Bullgarisë, dhe që nga ky muaj është gjithashtu një nënkampion i BE-së.
Përpilues: Vesella Krësteva
Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova
Grigor Dimitrov vazhdon paraqitjen e shkëlqyer në Turneun e Tenisit Masters 1000 në Miami. Në çerekfinale, ai mundi argjentinasin Fransisko Serundolo me 6:7(6), 6:4, 7:6(3) në një ndeshje gati tre orëshe. Për të arritur në paraqitjen e dytë..
Grigor Dimitrov do të luajë në çerekfinalen e turneut të tenisit Masters në Miami. Ai siguroi një vend në tetë më të mirët, duke mposhtur amerikanin Brandën Nakashima në dy sete rresht – 6:4, 7:5. Tenisti bullgar për të dytin vit radhazi u kualifikua..
Ekipi kombëtar bullgar i arteve marciale të përziera (MMA) fitoi titullin e tetë radhazi ekipor në Kampionatin Ballkanik, i cili u zhvillua në kryeqytetin shqiptar, Tiranë, transmetoi Agjencia Telegrafike Bullgare BTA. Garuesit vendas treguan..