Për të dytin vit radhazi, Bashkia e qytetit Burgas u jep mundësi të rinjve bullgarë të takojnë vlogerët, influencuesit, youtuberët dhe artistët e tyre të preferuar. Kjo do të jetë e mundur gjatë TEEN BOOM FEST këtë fundjavë në Stacionin Detar në Burgas. Motoja e festivalit është “Internet i sigurt”. Njerëzit më me ndikim në rrjet, si dhe yjet e filmave dhe muzikës, do të jenë vetëm një hap larg për një takim off-line. Bashkia premton shumë surpriza të këndshme dhe ngjarje shoqëruese.
Përpilues: Vesella Krësteva
Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova
Gjimnazi Aprillovska në qytetin e bukur malor Gabrovo shënon 190 vjetorin e themelimit të tij në vitin 2025. Duke iu bazuar traditave të Shkollës së Përbashkët të Gabrovos - shkolla e parë laike në vendin tonë u hap më 14 janar (2 janar, stili i..
Kreu i shtetit Rumen Radev ia dorëzoi Shenjën e Nderit Radios Kombëtare Bullgare (BNR). Distinktivin e nderit e mori drejtori i përgjithshëm i BNR-së, Milen Mitev, gjatë koncertit solemn në Operën dhe Baletin e Sofjes me rastin e 90-vjetorit të Radios..
Më 25 janar 1935 u nënshkrua dekreti i Mbretit Boris III, me të cilin transmetimet radiofonike në Bullgari u bënë pronë shtetërore dhe kështu zyrtarisht u vu fillimi i "Radio Sofjes", siç quhej Radioja Kombëtare Bullgare. Në qershor të po këtij viti, si..