Kur bën diçka me shumë dashuri, ajo rastis. Një dëshmi elokuente e kësaj maksime janë shkrepjet e Diana Mlladenovas. Fotot e saj në Facebook kanë mijëra pëlqime në grupe të ndryshme dhe komente të shumta. Mjaft nga fansat e saj nuk besojnë se fotografon me telefon, pavarësisht se kjo është pikërisht kështu.
Ja se çfarë tha Diana posaçërisht për Radion Kombëtare Bullgare:
“Gjithmonë kam thënë se kam dy jetë. Ajo e para është puna ime, tensioni, stresi, siç është tek çdo një njeri. Kurse e dyta? Ooooo, aty tanimë është bota e ëndërruesve dhe të njerëzve të cilët kërkojnë.
Kjo është fotografia, udhëtimet e mia, lindjet dhe perëndimet e diellit që unë i adhuroj, afërsia me natyrën.
Akoma si fëmijë më pëlqente shumë të pikturoj, kurse me fotografinë në mënyrë më këmbëngulëse fillova të merrem prej dy vjetëve. Tanimë jam duke bërë piktura në fotografi, jo me furça.
Nuk mund të them se fotografimi për mua është dashuri, hobi, kënaqësi...
Ajo është diçka shumë më e fortë. Kjo është doza ime e serotoninas, duke fotografuar unë ndihem shumë e lumtur.”
Diana e përshkruan procesin e punës së saj si një “vullkan i emocioneve, të cilat fillojnë e derdhen si një lavë e shkrirë dhe fotografitë fillojnë të shpërthejnë. Realizohet një akt midis natyrës, meje dhe pajisjes. Karakteristike për fotot është se gjithmonë i sjellin spektatorit ndonjë farë emocioni.
Bullgarja nuk ka pretendime të jetë një fotografe profesionale:
“Në këtë etapë fotografoj me telefonin tim, por e bëj me shpirt dhe zemër. Kurse kur diçka vjen nga zemra, atëherë çdo gjë është në rregull. Vazhdimisht më shkruajnë njerëz, të cilët më falënderojnë dhe më përkrahin të mos pushoj. Çfarë gjëja më e mirë nga kjo të kesh përkrahjen e spektatorit.
Adresimi im kushtuar njerëzve është:
Mos i humbni kohën dhe ëndrrat tuaja.
Ndiqni zemrën tuaj, që të jeni të lumtur.
Jeta është e mrekullueshme, por është vetëm një çast!”
Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva
Foto: Diana MlladenovaÇdo vit në prag të festës së vëllezërve të shenjtë Kiril dhe Metodi, të alfabetit, arsimit dhe kulturës bullgare dhe letërsisë sllave - 24 maj, një delegacion bullgar i kryesuar nga kryetari i Kuvendit ose kreu i shtetit priten në audiencë nga kreu i..
Casa Bulgara ose Shtëpia Bullgare zë një vend kryesor në guidat e kuzhinës në São Paulo - qyteti më i madh në Brazil me mbi 12 milionë banorë. Mëngjesorja ka gati gjysmë shekulli që ndodhet në të njëjtën adresë dhe është në pronësi të 75-vjeçares..
Ichak Finci ka lindur më 25 prill, pjesë e të ashtuquajturit “brezi i artë” i aktorëve bullgarë. Për udhëtimin e tij 91-vjeçar në tokë, Icko Finci le gjurmë të dallueshme në jetën teatrale, filmike dhe kulturore bullgare. Ai ka lindur në Sofje,..
Në festën e Hyrjes së Nënës së Zotit në Tempull më 21 nëntor sipas Kalendarit Gregorian dhe Ditën e Kryeengjëjve Mihaill dhe Gavrijil sipas Kalendarit..