3 vjet pas albumit Elephunky Trip (2018) të grupit Koka Mass Jazz, del albumi i ri The Six Fingers - sfida e radhës për krijuesin e formacionit fjuzhën fënk, bateristi Konstantin Kacarski. Ai është autor dhe ka bërë aranzhimet e muzikës në The Six Fingers - 9 pijesa origjinale të xhazit, të cilat gërshetojnë fjuzhën dhe teknologjitë kompjuterike. Konstantin Kacarski është i njohur dhe me ndjenjën e tij të saktë për muzikën elektronike, ai me mjeshtëri e sintezon me instrumente akustike dhe bras. Rezultati është një tingëllim bashkëkohor dhe modern në një sinkron me preferencat e kompanive incizuese botërore, me të cilat punon prej viteve.
“The Six Fingers del “nën kapelën” e një etikete të famshme kanadeze - tregon Konstantin. Fillova punë mbi albumin përpara rreth një viti, gjatë kohës së pandemisë. Incizimet i bëra në disa studio në Bullgari, do të përzihen dhe do të finalizohen optimisht nga kompania legjendare Abbey Road Studio-Angli.
Për mua muzika në këtë album është mjaft më e ndryshme nga projektet e mëparshme të Koka Mass Jazz dhe si koncept dhe si tingëllim. Ky qe një hap, të cilin prej kohe po mundohesha që ta bëj, duket se tani erdhi koha për këtë. The Six Fingers është një fakt në sajë të Fondit Kombëtar “Kulturë”, i cili përkrahu një sërë kolegësh në këto kohëra të vështira për të gjithë. Mungesa e koncerteve i detyroi shumë artistë në praktikë të lirë të fusin të gjithë energjinë e vet në punë në studio.”
Mes ekzekutuesve ka disa emra të rinj, me të cilët deri tani Konstantini nuk ka pasur mundësi të punojë. Mes tyre është këngëtarja Desislava Andonova e njohur mirë nga grupet Phuture Shock, Sentimental Swingers, si dhe nga projektet e saj prej autori. Një zë tjetër i njohur është Funmi Harmon nga SHBA-ja, e cila kontribuon për notat lirike në album me timbrin e saj melodik. Këngëtarja e tretë është Tiffany Blue, e cila merr pjesë dhe në albumin e mëparshëm të Koka Mass Jazz.
Në sajë të teknologjive moderne, incizimet me këngëtare të huaja janë realizuar në një kohë reale, por në pika të ndryshme të botës, duke marrë parasysh vetëm diferencën kohore, pa kompromise me cilësinë. Në album marrin pjesë po kështu vokalistët Llëço Kacarski dhe Kristina Kokorska, Gjeorgji Janev - kitarë, Dimitër Ljolev - saksofon, Martin Tashev - bori, Vlladisllav Miçev - trombon, Spas Kacarski - bas, Evden Dimitrov - bas dhe Vasill Haxhigrudev - kontrabas. Me pjesën më të madhe prej tyre Kosjo Kacarski bashkëpunon prej viteve. Thotë se tani është shumë i lumtur përsëri të jenë bashkë në këtë projekt, i cili pritet të dalë në tregun muzikor gjatë vjeshtës.
Tre instrumentet bazë, mbi të cilat është krijuar muzika në The Six Fingers janë bas, bateri dhe piano. Shkaku për këtë - në fillim fare bateristi ka filluar të punojë mbi albumin vetë, kurse më pas ka shtuar dhe instrumentet e tjera. Kështu, në ndryshim nga dy projektet e mëparshme të grupit, tani Kosjo Kacarski nuk e vë theksin tek instrumentet akustike. Albumi tanimë u prezantua në qytetet Varna dhe Bansko, do të ketë akoma koncerte gjatë periudhës së vjeshtës në Sofje dhe në qytete të tjera të vendit.
Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva
Foto: arkiv personal, pixabay
Më 5 tetor, në sallën e dhomës "Bullgaria" në Sofje, Sllavin Peev do të festojë dy dekada në skenë me arie të njohura nga klasikët e operës. Së bashku me të para të pranishmëve do të dalë edhe pianistja dhe kompozitorja Bllagovesta Konstantinova...
Kori i Fëmijëve i Radios Komb;tare Bullgare (BNR) është ndër finalistët e konkursit prestigjioz ndërkombëtar për koret joprofesionale “ Le të këndojnë popujt ”, i cili mbahet nën kujdestarinë e Bashkimit Evropian për Radio dhe Televizion (EBU). Në..
Nga 4 deri më 6 tetor, Plovdiv do të bëhet kryeqyteti i kitarës. Kjo për shkak të festivalit GuitART, i cili për të nëntin vit radhazi do të na ofrojë një takim me kitaristë me famë botërore dhe grupe të reja me muzikantë të talentuar nga vende të..
Më 9 nëntor, një nga sallat e Ansamblit Folklorik “Trakia” në qytetin e Plovdivit (Bullgaria Jugore) do të mbledhë talentë të rinj për master klasën..