Ministri i Jashtëm Svetllan Stoev, i cili po viziton Kievin, riafirmoi mbështetjen e Bullgarisë për sovranitetin dhe integritetin territorial të Ukrainës brenda kufijve të saj të njohur ndërkombëtarisht dhe shprehu shqetësimin për rritjen e militarizimit në rajonin e Detit të Zi. Stoev mbajti fjalimin e tij në samitin themelues të Platformës Ndërkombëtare të Krimesë. Forumi, i iniciuar nga Ukraina dhe i mbështetur nga BE, është nën patronazhin e Presidentit Volodimir Zelenskyi dhe synon të tërheqë vëmendjen e bashkësisë ndërkombëtare në aneksimin e Krimesë.
“Deokupimi i Krimesë dhe rregullimi i konfliktit në Ukrainën Lindore duhet të mbeten lart në axhendën ndërkombëtare”, tha Stoev.
Të enjten temperaturat minimale do të lëvizin nga minus 5 deri në 0°, në zonat lindore - deri në minus 8°. Në Sofje do të jetë rreth minus 3°. Gjatë ditës do të mbajë vranësira edhe në Bullgarinë Lindore dhe në pjesën më të madhe të vendit. Deri në..
Bullgaria po punon për zbatimin e projekteve kyçe që do ta bëjnë vendin një faktor të rëndësishëm energjetik. Kjo u bë e qartë nga deklarata e ministrit të energjisë Zheço Stankov në Forumin e Gjashtë Delphi në Uashington. Pjesë e kësaj politike janë edhe..
Këshilli i Ministrave miratoi Udhërrëfyesin për përfundimin e autostradës “Struma”. Sipas planit të hartuar në shkurt 2025, do të zhvillohet një procedurë e shpalljes së prokurimit publik për projektin konceptual për pjesën e papërfunduar Simitli - Kresna...
Paga mesatare më e lartë në Bullgari është në qytetin e Sofjes - 3388 leva /1732 euro/, dhe më e ulëta është në Smoljan - 1617 leva /826 euro/. Kështu..