Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Rruga çiklistike Dunav Ultra – njihuni me luginën e Danubit në të gjithë diversitetin e saj

Rruga mbi 700 kilometra e gjatë ndjek rrjedhjen e lumit Danub, duke lidhur një nga pikat më veriperëndimore të vendit tonë pranë fshatit Kudelin me bregdetin bullgar të Detit të Zi pranë fshatit Durankullak.

Foto: dunavultra.com

8 vjet pas krijimit të rrugës çiklistike Dunav Ultra, interesi ndaj tij është i madh. Shkaku fshihet në larminë tepër të veçantë të Rajonit tonë Danubjan, i cili akoma është terra incognita për turizmin në masë. Duke lëvizur nëpër itinerar, çiklistët përjetojnë një aventurë të vërtetë, të përmbushur me takime me natyrën e egër, historinë, traditat dhe kulinarin vendase. Përpara 8 vjetëve ne filluam me 2 fjetje, kurse gjatë kësaj vere, pavarësisht nga kriza pandemike, do të arrijmë të realizojmë më shumë se 2000 net për çiklistët, të cilët lëvizin nëpër këtë itinerar”-prognozon Boris Begëmov, krijues i projektit Dunav Ultra dhe shton:  

“Këtë vit ne krijuam aplikacionin në celular Dunav Ultra, i cili është një  udhëzues që përmban informacion për mbi 350 partnerë. Këto janë lloje të ndryshme të pikave të logjistikës, siç janë akomodimi, restorantet, pamjet interesante, shërbimet e biçikletave dhe pista të rekomanduara që ku mund të kalohet. Aplikacioni në celular Dunav Ultra është një inovacion të një tipi të tillë për Bullgarinë, sepse ofron mundësi përpara personit të veçantë ose një grupi të çiklistëve vetë të organizojnë udhëtimin dhe të kalojnë të gjithë itinerarin ose pjesë të tij  në çdo kohë të vitit të zgjedhur lirisht prej tyre.” 

Boris Begëmov

Padyshim që rajoni danubian është një nga rajonet më të varfra dhe të prapambetura tek ne, por fsheh thesare të panjohura nga pikëpamja e njerëzve dhe e trashëgimisë natyrore dhe historike. Diçka më tepër - udhëtimi nëpër luginën bullgare mund të kalojë  në një përjetim shpirtëror. Prandaj shumica e krahasojnë me udhëtimin me këmbë El Camino de Santiago në Spanjë, por në vitet e para të tij, përpara se të komercializohet dhe të kthehet në një “kapan për turistët”.  “Lugina jonë është një destinacion ekzotik për aventurierët”- thotë Boris Begëmov. Kurse Rruga Çiklistike Dunav Ultrae zbulon rajonin në të gjithë larminë e tij.  

Çiklistët vizitojnë qytetin romak Ullpia Eskus, anijen Radecki dhe shijojnë pamje të bukura nga lumi nga qyteti Orjahovo. Ata shikojnë gjurmët nga kampi i legjionit romak Nove rreth qytetit Svishtov dhe kalan Dimum në Belene /shekulli 1-4 përpara lindjes së Krishtit/, ngjiten dhe presin njëri-tjetrin në majë të kalasë së Shishmanit në qytetin e Nikopoll, kurse pas kësaj pushojnë në plazhin e Nikopollit i cili është karakteristik me rërën e tij fine.  

Ata që lëvizin përgjatë rrugës ndalen në muze, komunikojnë me njerëzit vendas, admirojnë kishat e bukura përgjatë rrjedhjes së Danubit ... 

“Ata mund të provojnë nga kuzhina e regjionit, e cila është jashtëzakonisht specifike me çorbën e peshkut, e cila në vendet e ndryshme përgatitet në mënyra të ndryshme - thotë Boris Begëmov. - Mund të shijojnë nga peshku i Danubit, i cili është një markë e njohur. Bëhet fjalë për receta të ndryshme dhe dhurata të ndryshme natyrore të rajonit.” 

Sipas traditës çdo verë entuziastë nga Bullgaria, Rumania dhe vende të tjera përfshihen në kalimin e udhëtimit të njohur me biçikleta. Sivjet edicioni i tetë i turneut të çiklizmit Dunav Ultra do të nisë më 3 shtator në qytetin Vidin. Ideja e organizatorëve është që të popullarizohet traseja dhe 111 vendet e populluara, përmes të cilave kalon. Pjesëmarrësit më të rinj do të provojnë të kalojnë distancën 700 kilometrash për më pak se 48 orë, por grupet bazë do ta kalojnë trasenë me një grafik midis 5 dhe 10 ditë kalendarike.

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva 

Foto: Boris Begëmov



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Estetikë urbane dhe jetesë e lidhur me detin - jeta në qytetin antik Anhiallo, Pomorie e sotme

Vendet turistike përgjatë bregdetit bullgar të Detit të Zi mund të ndahen në dy kategori - moderne, të shquara për rrugët e tyre të zhurmshme dhe shumëngjyrëshe dhe në kategorinë e dytë janë qytetet-port dinjitoze, me një histori shekullore, përmes të..

botuar më 24-11-15 7.35.PD

Veliko Tërnovo - një qytet i lashtë dhe i ri

Veliko Tërnovo është qyteti me pamjet më kulturore dhe historike në Bullgari. Nuk ka njeri në vendin tonë që nuk emocionohet kur hyn në Kryeqytetin e Vjetër të Bullgarisë, ndërsa të huajt mahniten nga arkitektura, shpirti i ruajtur dhe tiparet e..

botuar më 24-11-14 7.30.PD

Bansko hyri në top 10 të një renditjeje prestigjioze turistike botërore për vitin 2025

Në Ekspozitën Botërore të Turizmit WTM në Londër, Bansko u dallua si një nga destinacionet më të dëshirueshme në botë. Qyteti turistik hyri në top 10 të renditjes prestigjioze të Lonely Planet - "Më i miri në udhëtim 2025". "Kjo është një tjetër..

botuar më 24-11-07 11.53.PD