Komisioni Evropian i ka dërguar një pyetje autoriteteve bullgare në lidhje me sanksionet e vendosura ndaj kompanive bullgare për shkak të ligjit “Magnitski”. "Një veprim i tillë i njëanshëm si rezultat i sanksioneve nga një vend i tretë, është një shkak serioz për shqetësim nga ana e Komisionit Evropian," është qëndrimi i Brukselit, cituar nga sajti “Bivol”.
Në një dëgjim në Parlament, Guvernatori i Bankës Popullore Bullgare /BNB/, Dimitër Radev tha se mosrespektimi i sanksioneve “Magnitski” mund të ketë pasoja të rënda për sistemin bankar. Ai sqaroi se masat parandaluese nga BNB dhe bankat tregtare janë marrë para publikimit të listës. Radev shpjegoi: "Më 13 shkurt 2018, për shembull, Shtetet e Bashkuara përfshinë një bankë letoneze në këtë listë për mosrespektimin e sanksioneve amerikane në lidhje me Korenë e Veriut. Më 24 shkurt 2018 banka u shpall e falimentuar. Ky është një shembull i sanksioneve të ashpra që nuk mund t’u përgjigjen aftësive të bankave tona ”.Edicioni i dhjetë i festivalit “Master of Art”, i cili hapet më 7 shkurt në kinemanë “Lumiere”, përfshin mbi 50 filma me tema të ndryshme të lidhura me artin. Programi i konkursit ndërkombëtar është i ndarë në kategori të ndryshme - "Arkitektura", "Dizajni..
Të premten temperaturat minimale do të jenë nga minus 7 deri në minus 2°, në Sofje – rreth minus 3°. Në pjesën më të madhe të vendit do të mbajë mot kryesisht me diell. Vranësira të theksuara do të ketë në rajonet jugperëndimore, lindore dhe në..
Ministri i punëve të jashtme Georg Georgiev theksoi se Bullgaria me përpikëri do të ndjekë konsensusin e arritur evropian në lidhje me integrimin evropian të Republikës së Maqedonisë së Veriut. Georgiev theksoi se vendi ynë po vazhdon të zërë pozita të..
Federata e Konsumatorëve në Bullgari, lëvizja “Sistemi po na vret” dhe Sindikatat e Bashkuara të Pensionistëve shpallën bojkot kundër çmimeve të larta në..
Dy kuratorë nga Muzeu i Historisë Natyrore në Plovdiv udhëtuan në Polin e Jugut si pjesë e Ekspeditës së 33-të Antarktike Bullgare. Qëllimi i udhëtimit..
Ekspozita Ndërkombëtare e Turizmit dhe Udhëtimit në Mesdheun Lindor EMITT 25 u hap në Stamboll dhe do të zgjasë deri më 7 shkurt. Ekspertët e vendosin..