Kombëtarja bullgare e volejbollit për femra vazhdon pjesëmarrjen në Kampionatin Evropian në Plovdiv. Me një fitore ndaj ekipit polak me 3:1, volejbollistet bullgare mbrëmë siguruan vendin e parë në Grupin e tyre B dhe të shtunën do të ndeshen me ekipin e Suedisë në raundin e 8 finaleve.
Skandinavet do të luajnë rolin e një autsajderi, pasi mbetën të katërtit në Grupin e tyre D. Me një sukses tjetër do të përballemi me fituesin e ndeshjes Gjermani - Holandë. Deri më tani, vetëm gjermanet arritën të na mposhtin.
Snowboardisti bullgar Tervell Zamfirov e përgëzoi veten për një tjetër sukses spektakolar, ndonëse e arriti në mënyrë shumë dramatike. Ai u bë kampion bote në sllallomin paralel për meshkuj. Bullgari 20-vjeçar triumfoi pasi fitoi finalen me 0.40..
Vesella Leçeva është kryetarja e re e Komitetit Olimpik Bullgar. Në mbledhjen e përgjithshme të organizatës, Leçeva, e cila është kryetare e Unionit Bullgar të Qitjes, doli mbi kryetaren shumëvjeçare të Lëvizjes Olimpike në vendin tonë, Stefka..
Sulmuesi i klubit grek PAOK, Kirill Despodov është futbollisti më i mirë në Bullgari për vitin 2024. Ai e fiton çmimin për herë të katërt radhazi dhe të pestën në përgjithësi.Despodov u dallua për herë të parë në vitin 2018, dhe është vazhdimisht..
Maria-Magdalena Kireva fitoi medaljen e artë në kategorinë 76 kg për femra në Kampionatin Evropian të Peshëngritjes në Kishinau. Bullgarja mblodhi në..
Ultramaratonisti i verbër malor Viktor Asenov tani është pjesë e Sallës së Famës të Everesting, raportoi Sportal.bg. Nga data 21 deri më 23 mars,..
Qyteti i Tërgovishtes po pret një tjetër edicion të garës së orientimit të Kupës së Pashkëve. Nga data 18 deri më 21 prill, rreth 500 garues nga..