Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

“Misteret trake” në Lagjen e Vjetër të qytetit Nesebër

4
Foto: arkiv

Një festival në Melsambrian e dikurshme, siç e kanë quajtur trakët copën e tokës të hedhur në mes të detit, do të na kthejë mijëvjeçarë të tërë mbrapa përmes rikrijimit të mistereve dhe ritualeve të lashta. Më 26 dhe 27 gusht Akademia “Orfika” fton miqtë dhe banuesit e qytetit Nesebër të ecin nëpër rrugicën e gjatë nëpër dallgët drejt Lagjes së Vjetër, ku e kaluara do të mënjanojë të tanishmen dhe nga kjo amalgamë kohore do të lind “dikur”. 

Në programin e Festivalit “Misteret e Trakisë” janë përfshirë dy spektakle ndërvepruese - “Drama misterioze trake” dhe “Misteri i heroit trak”. Sipas Cvetan Gajdarskit, drejtor i akademisë, misteret trake nuk përbëjnë shtirje prej aktori, për të joshur njerëzit me spektakle dhe ngjarje të pandodhura nga distanca, por janë krejtësisht të lidhura me rrënjët e shenjta të qenies. Prandaj dhe publiku kthehet në një farë pjesëmarrësi, duke përjetuar në mënyrë të barabartë me aktorët thirrjen e fillimit të shenjtë përmes vallëzimit, fjalës dhe muzikës.  

“Të gjitha të cilat i bëjmë në Akademinë “Orfika” sa u përket rikrijimeve trake, bazohet mbi një fenomen interesant - tregon Todor Jotov, drejtor i festivalit. - Në ndryshim nga kulturat e tjera, për të cilat supozohen gjëra të ndryshme, tek trakët ne kemi dëshmi nëpër trojet tona - për jetën dhe artin e tyre, për këtë sesi e kanë renditur jetën e tyre rreth komunikimit me të shenjtën. Këto dëshmi janë të regjistruara mbi pllaka, artefakte, megalite guri dhe gjuha ka mënyrë të lexohet përmes metodës të Stephen Guide”. 

Pikërisht ky është shkaku të kapim edhe sot tingëllimin e muzikës autentike trake, pohon Todor Jotov. 

Të ashtuquajturat Lade (sistem i një grupi të tingujsh muzikor) janë regjistruar duke përdorur një lloj të vjetër shënimi të notave. Dhe ajo e cila më vonë zbulohet në letër nën formën e këngëve kishtare nga Mbretëria e Dytë Bullgare, ka lidhje me trashëgiminë nga e kaluara. E njëjta gjë lidhet dhe me folklorin, meqenëse akoma ka rajone në vendin tonë, në të cilat takohet jehonë nga këto lade të vjetra. Në përgjithësi muzika është një nga gjuhët për prezantimin e lidhjes mes të shenjtës dhe përjetimeve në botën tonë.” 

Në programin e festivalit janë përfshirë po kështu ekspozita “Misteret trake” të piktores Diljana Angjellova, si dhe ligjëratë mbi shkencën transcendentale lidhur me gjuhën e shenjtë të trakëve dhe rëndësinë e saj për njeriun modern. 

E shenjta është e lidhur me dritën - një e vërtetë e cila gjithmonë ndriçon, bukuri e cila gjithmonë është e ndritshme, gjëra, nga të cilat njeriu nuk mund të fshihet - sqaron pamjen ezoterike të trashëgimisë trake Todor Jotov. – E gjithë jeta e tyre ka qenë një përsëritje dhe zbulim të mënyrave të reja që kjo dritë të sillet në jetën e përditshme. Këta njerëz, të cilët disa i konsiderojnë si jashtëzakonisht parësor kundrejt nesh, kanë zbukuruar shtëpitë e tyre, kanë bërë çdo gjë si një sakrament, që të mund e vërteta e shenjtë të ndikojë në jetën e tyre individuale, në jetën e fëmijëve të tyre, në veprimtaritë e tyre, në bashkësi.”

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva 

Foto: Akademia “Orfika”



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Galeria

Më shumë nga rubrika

Ljudmill Fotev

"Birra është art, jo produkt për konsum masiv"

"ABC-ja e birrës" është titulli i parë që më erdhi ndërmend 15 vjet më parë, kur fillova të mbledh historitë e mia për birrën” - shkruan në parathënien e librit të tij të fundit gazetari nga Radioja Kombëtare Bullgare, një ekspert i jashtëzakonshëm i..

botuar më 25-09-03 4.55.MD
Një kuadër nga filmi

"Sepse e dua atdheun tim"... filmi për Mara Bunevën arrin përtej oqeanit

Filmi dokumentar "Hakmarrësja" për jetën dhe veprën e Mara Bunevës, e cila sakrifikoi jetën e saj për të drejtat e bullgarëve maqedonas, është një pikë e veçantë në programin e kongresit treditor të Organizatës Patriotike Maqedonase në SHBA dhe..

botuar më 25-08-30 9.15.PD

Në Sofje u hap muzeu i parë për artin imersiv

MINA është hapësira më e re për artin imersiv në Bullgari dhe tashmë ka hapur dyert edhe në Sofje, njofton BGNES. Në të, vizitorët do të zbulojnë artin, shkencën dhe historinë e lashtë përmes projeksioneve 360 gradë, kolonës zanore origjinale dhe një..

botuar më 25-08-29 10.06.PD