Me dorëzimin e mandatit të tretë BSP, shanset për një qeveri me pjesëmarrjen e “Bullgarisë Demokratike” (DB) u ulën, komentoi bashkëkryetari i koalicionit Hristo Ivanov.
Nga “Ngrihu.BG! Ne po vijmë” jenë gati për të negociuar, por sipas njërit prej udhëheqësve të saj Nikollai Haxhigenov “llogaria ndoshta nuk do të dalë”.
Forca e parë politike "Ka një popull të tillë” (ITN) mbetet me pozitën e pandryshuar dhe do të votojë kundër formimit të një kabineti.
“Do të shkojmë në zgjedhje të treta të parakohshme gjatë valës së katërt të Covid-19 dhe tronditjeve ekonomike”, tha deputeti Toma Bikov nga ish qeveritarët GERB.
Sipas Lëvizjes për të Drejtat dhe Liritë (DPS), e cila nuk ishte e ftuar në bisedime, vendi ynë ka nevojë për një kabinet të ri.
Partia MEÇ, sipas rezultateve paraprake të zgjedhjeve parlamentare, do të jetë lojtari i ri në parlament. Shkurtesa MEÇ vjen nga fjalët bullgare moral, edinstvo, çest (morali, uniteti, nderi). Partia u themelua në tetor 2023 nga avokati,..
“Fitorja e GERB-SDS është e sigurt. Dhe ne kemi marrë një angazhim për të formuar një qeveri”. Kështu u shpreh në një konferencë kreu i GERB-it, Bojko Borisov. Sipas tij, pas rritjes së aktivitetit të votuesve mund të flitet për përfaqësim në..
Sipas të dhënave nga exit poll-et e të gjitha agjencive sociologjike, GERB-SDS me lider Bojko Borisov është padyshim forca e parë politike. Vitet e fundit partia është përmbajtur nga komentet para shpalljes së rezultateve përfundimtare nga KQZ...