Rritja e produktit të brendshëm bruto prej 3.5 për qind me një rritje të caktuar të konsumit të familjeve prej 2.8 për qind dhe një rritje vjetore të pritshme prej 3.6 për qind. Këtë e parashikon përditësimi i buxhetit të shtetit, të cilin Kuvendi Popullor e miratoi në leximin e parë. Deficiti i buxhetit të shtetit për këtë vit do të bëhet 5.6 miliardë leva ose 4.4 për qind e PBB të parashikuar. Shkalla mesatare vjetore e papunësisë pritet të jetë 5.3 për qind.
Gjatë debateve, të gjitha grupet parlamentare deklaruan se para leximit të dytë do të bëjnë propozime serioze për redaktimin e metodës së përcaktimit të të ardhurave dhe shpenzimeve dhe strukturimin e shpenzimeve.
Mbledhja e sotme e Këshillit të Ministrave miratoi fonde për të mbështetur viktimat e përmbytjeve, njoftoi Ministri i Punës dhe Politikës Sociale Borisllav Gucanov në një konferencë për shtyp. "3000 leva /rreth 1500 euro/ do të jepen si..
Një shi i rrëmbyeshëm nga mbrëmja e kaluar përmbyti nënkalimet në kryeqytetin tonë të Detit të Zi, Varnën, dhe shkaktoi rrëshqitje toke në rajone të ndryshme të vendit. Në Veliko Tërnovo /Bullgaria Qendrore/, lumi Jantra ka arritur 2 metra e 20..
Ekspozita ndërkombëtare “Turizmi kulturor” mbledh pjesëmarrës nga Bullgaria dhe jashtë vendit nga 8 deri në 10 tetor në Veliko Tërnovo, raportoi BTA. Eventi, i cili mbahet për herë të 20-të, kombinon dy sfera kryesore të jetës në kryeqytetin e..
Të mërkurën situata sinoptike do të mbetet e ndërlikuar. Gjatë natës, në Rrafshinën e Danubit dhe në zonën Ludogorie do të vazhdojë të ketë reshje..
Kryetari i partisë “Vëzrazhdane”, Kostadin Kostadinov, ka paraqitur një padi në prokurori kundër liderit të GERB-it dhe ish-kyeministrit të Bullgarisë..
Po zhvillohen negociata për forcimin e mbrojtjes ajrore të Bullgarisë me mjete nga aleatët, bëri të ditur ministri i mbrojtjes Atanas Zaprjanov gjatë një..