Intelektualë të shquar bullgarë dhe të huaj u tërhoqën si autorë dhe prezantues të programeve të para të transmetimit të Radios Kombëtare Bullgare për jashtë vendit në vitet '30. Për shembull, redaktori i gazetës "La parole bulgare" "Fjala Bullgare" Zhorzh Millçev i përgatiste programet javore në frëngjisht, ndërsa Petër Uvaliev, i cili punonte në Drejtorinë e Shtypit, i bënte programet në italisht.

Pasqyra javore e ngjarjeve në Bullgari në gjuhën gjermane në vitet e para të programeve në gjuhë të huaja të Radios Kombëtare Bullgare përkthehej nga një punonjës i ngarkuar posaçërisht i Ambasadës Gjermane, Dr. Naumann. Dy herë në javë inxhinieri Bori Gançev lexonte ligjërata në gjuhën gjermane.
Spikeri i emisioneve angleze në fillim ishte Mihaill Haxhimishev (më vonë redaktor i njohur i operës) dhe zyrtari nga Drejtoria e Shtypit Ljakov.
Emisionet në esperanto përgatiteshin nga industrialisti Stefan Gançev dhe punonjësi nga Shtypshkronja Shtetërore Kirill Drazhev.

Në korrik 1944, filloi të transmetohej një program i veçantë në bullgarisht, i destinuar për bashkatdhetarët tanë jashtë vendit - "Transmetuesi. Lajmet Bullgare ", i cili u organizua nga Drejtoria e Shtypit dhe përmbante lajme të brendshme dhe të jashtme. Mund të lexoni më shumë rreth historisë së programeve në gjuhë të huaja në Radion Kombëtare Bullgare në rubrikën tonë "Radio Bullgaria – 85 vjet".
Të nderuar miq, në këtë program më parë mund të dëgjoni lajmet e fundit. Në rubrikën Kënga e ditës do të dëgjoni një projekt nga Miro dhe ALMA i cili titullohet "Atje". Ju urojmë minuta të këndshme! 01:47 - Lajme 11:23 - Kënga e ditës..
Të nderuar miq, në këtë program më parë mund të dëgjoni lajmet e fundit. Në rubrikën Kënga e ditës do të dëgjoni “Duket si dashuri" nga trioja vokale "Antibiotika". Ju urojmë minuta të këndshme! 01:55 - Lajme 12:50 - Kënga e ditës
Në këtë program më parë mund të dëgjoni lajmet e ditës. Në rubrikën e së premtes “Kryevepra të kulturës muzikore bullgare” ju prezantojmë këngën “U shemb mali”, një perlë në repertorin e këngëtares Stefka Sëbotinova. Ju urojmë minuta të..
Të nderuar miq, në fillim të programit tonë më 6 nëntor 2025 do të dëgjoni lajmet e fundit. Pas kësaj në rubrikën tonë “Turizëm” do t’ju tregojmë për..
Të nderuar miq, në fillim të programit tonë më 7 nëntor 2025 do të dëgjoni lajmet e fundit. Në minutat kushtuar muzikës do të zhyteni në dramën..