"Dëgjoni Bullgarinë!" është motoja me të cilën Radio Kombëtare Bullgare /BNR/ fillon një sërë nismash për të prezantuar dhe promovuar vendin tonë në mesin e të huajve që shfaqin interes për biznesin, arsimin ose turizmin në Bullgari. Hapi i parë janë emisionet e lajmeve nga Bullgaria, të cilat përsëri do të mund të dëgjohen në nëntë gjuhë në faqen e internetit të Radio Bullgarisë të BNR-së. Pas një pushimi pesëvjeçar, media publike rifillon transmetimet e përditshme, të përgatitura posaçërisht për dëgjuesit e huaj që janë të interesuar për vendin tonë ose tashmë jetojnë këtu.
Emisioni ynë i ri informativ "Bullgaria sot", i shpërndarë tërësisht në internet, përmbledh lajmet më të rëndësishme nga dhe për Bullgarinë, monitoron situatën Covid në vend, prezanton destinacione interesante turistike, kulturën dhe historinë e Bullgarisë. Për të promovuar muzikën bullgare ndër audiencën e huaj, çdo emision përfundon me "Kënga e ditës". Internet-programet mund të dëgjohen në çdo celular, në gjuhën përkatëse në ueb-sajtin e BNR-së: www.bnr.bg.
Emisionet e lajmeve "Bullgaria sot" filluan gjatë verës në anglisht, gjermanisht, rusisht dhe turqisht:
Gjatë vjeshtës lajmet nga Bullgaria do të mund të dëgjohen edhe në spanjisht, frëngjisht, greqisht, serbisht dhe shqip.
Dëgjoni Bullgarinë, dëgjoni “Bullgaria sot”!
Në këtë program më parë mund të dëgjoni lajmet e ditës. Në minutat për muzikë do t’ju informojmë për koncertet akapele të formacionit "Spektrum". Ju urojmë minuta të këndshme! 01.27 – Lajmet 10.30 – Kënga e Ditës
Të nderuar miq, në fillim të programit tonë më 12 gusht 2024 do të dëgjoni lajmet e fundit. Në rubrikën tonë të përditshme “Kënga e Ditës” ju ofrojmë këngën "Lamtumirë, dashuri" në interpretim të Jordanka Hristovës. Ju urojmë minuta të..
Në këtë program më parë mund të dëgjoni lajmet e ditës. Më pas, në rubrikën “Politikë”, politologu Svetlin Taçev do të fokusohet në gjendjen e demokracisë dhe sistemit politik në vendin tonë. Në minutat për muzikë ju ofrojmë një interpretim..
Në këtë program më parë mund të dëgjoni lajmet e ditës. Më 17 shtator, kur Kisha Ortodokse Bullgare kremton shenjtoret Besa, Shpresa, Dashuria dhe..
Në këtë program më parë mund të dëgjoni lajmet e ditës. Në rubrikën Kënga e ditës do të dëgjoni këngën “E gjallë” nga grupi i dashur bullgar “Kerana dhe..