Grupi parlamentar i Bullgarisë Demokratike nuk u paraqit në takimin e planifikuar për sot me Partinë Socialiste Bullgare /BSP/ në kuadër të konsultimeve për formimin e një kabineti me mandatin e tretë. Duke shpjeguar motivet, bashkëkryetari i formacionit Hristo Ivanov tha për BNR se ky mandat është i dënuar.
Pas marrjes së mandatit, BSP donte të fillonte konsultimet për formimin e një kabineti me të ashtuquajturat “parti të ndryshimit”. Pas takimit me të parën prej tyre - "Ngrihu.BG! Ne po vijmë!" u bë e qartë se ajo nuk do t'i mbështesë socialistët. Për të nesërmen është planifikuar një takim me përfaqësuesit e "Ka një popull të tillë" /ITN/. Po priten edhe bisedimet e BSP-së me organizatat e punëdhënësve në lidhje me prioritetet të cilat të merren parasysh në punën e qeverisë së ardhshme dhe në lidhje me azhurnimin e buxhetit.Përfaqësuesit e popullit nga GERB-SDS dorëzuan në Gjykatën Kushtetuese një kërkesë për interpretimin e dispozitave të Ligjit Themelor të vendit, njoftoi BTA. Deputetët kërkojnë qartësi për çështjen nëse me skadimin e mandatit të anëtarëve të..
Sërish nuk ka kandidatë për kryetar të Gjykatës së Lartë Administrative, njoftoi BTA. Plenumi i Këshillit të Lartë Gjyqësor zhvilloi një mbledhje, duke bërë provën e dytë për të zgjedhur kreun e institucionit. Procedura dështoi në përpjekjen e parë..
Moti do të jetë i kthjellët gjatë natës . Era do të pushojë në shumicën e zonave. Pas mesnate përgjatë lumit Danubi, vende-vende në lugina, lumenj dhe përgjatë bregdetit të Detit të Zi do të formohet mjegull dhe do të ketë ulje të dukshmërisë..
Paga mesatare vjetore bruto në vitin 2023 për vendin tonë është 24 485 leva, duke u rritur me 15.3% krahasuar me vitin 2022. Këtë e tregojnë të dhënat e..
Kryeministri në detyrë Dimitër Gllavçev bisedoi në telefon me presidenten e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, njoftoi shërbimi për shtyp i..