Dhjetëra miliona leva kanë rrjedhur tek kompanitë private që kryejnë dezinfektim dhe kontroll sanitar në pikat kufitare me Turqinë. Kjo u konfirmua në mbledhjen e sotme të komisionit të përkohshëm për rishikimin e menaxhimeve të mëparshme, bëri të ditur reporterja Rumjana Vasileva.
Përfaqësuesit e pushtetit ekzekutiv u dëgjuan në një takim në lidhje me një sinjal për shkelje në zbatimin e kontrollit fitosanitar dhe për kontrata të lidhura me dezinfektimin në pikat kufitare "Kapitan Andreevo" dhe "Lesovo".
Ndër shkeljet është mungesa e informacionit se si janë lidhur kontratat dhe nëse është zhvilluar procedurë e prokurimit publik.
Fondi Kundër Korrupsionit pohon se që nga viti 2013 deri më sot një kompani private po dezinfekton makina që hyjnë nga Turqia dhe po mbledh tarifën shtetërore në kundërshtim me ligjin.Të martën , temperaturat minimale do të jenë nga 10 deri në 15°C, ndërsa në Sofje rreth 11°C. Në orët e para të mëngjesit , në disa zona të ultësirave dhe pranë baseneve ujore do të ketë mjegull ose re të ulëta. Gjatë ditës moti do të jetë me..
Ministri i Mbrojtjes Pirro Vengu priti sot, 15 shtator, në Tiranë Ministrin e Mbrojtjes të Bullgarisë Atanas Zaprjanov, i cili bëri vizitën e tij të parë zyrtare në Shqipëri, i shoqëruar nga një delegacion i rangut të lartë. Këtë e raportoi në faqen e..
Ati Ivan nga Novi Han ka ndërruar jetë. Kjo u raportua nga mediat bullgare, duke cituar kryetarin e bashkisë së fshatit Jakimovo, Georgi Georgiev. Kleriku fitoi popullaritet të gjerë me kauzën fisnike së cilës i kushtoi jetën - për t'u dhënë ngrohtësi,..
Kërkesa për punonjës u rrit me 5% gjatë muajit gusht, që përkthehet në mbi 1700 vende pune më shumë krahasuar me korrikun, njoftoi për BTA një nga..
Që prej brezash, dita e parë e shkollës është një emocion i vërtetë për çdo familje bullgare – tha Presidenti Rumen Radev gjatë hapjes së vitit të ri..
Bullgaria është e gatshme të rrëzojë dronë rusë. Zona verilindore e vendit po monitorohet në mënyrë aktive – këtë e deklaroi për bTV ministri i mbrojtjes..